Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se hapja e dosjeve jep fund një diskutimi prej 30 vitesh. Sipas tij, Autoriteti i Dosjeve duhej të ishte treguar më i kujdesshëm, pasi këtë çështje duhej ta kishte trajtuar si fenomen dhe jo të kishte përmendur raste individual, referuar nxjerrjes së emrit të ish-presidentit Ilir Meta.
“Përveç mbështetjes që i japim anëtarëve të autoriteteve të dosjes dhe askush s’ka të drejtë ti sulmojë dhe intimidojë, duhet të gëzojnë mbështetjen e kuvendit. Do kisha preferuar që çështjen ta mbante në kuadrin e fenomenit. Nga një fenomen u kthye në çështje individuale. Përgjegjësinë e ka Autoriteti i Dosjeve. Duke përdorur një emër apo individ të caktuar, që në shkresë dikush përmendet me emër dhe sikush me iniciale, na bën ne që kemi një qëllim të mirë. Të mos bëhemi pis dhe e gjithë iniciativa jonë të mos jetë e paragjykuar por të ketë një qëllim të mirë dhe ti japë fund një debati që zgjat prej 30 vitesh, do duhej që autoriteti të kishte treguar kujdes për të mos kthyer një fenomen në raste individuale. Ajo që tha Xhixho, mund të mos qëndrojë, por shpejtësia që ka vepruar autoriteti na vendos në një pozitë gjykuese. Nuk është ligj për ilir Metaj, është ligj për veprimtarinë e sigurimit të shtetit. Nuk ka emër pas këtij ligji, pastaj kush ka qenë bashkëpunëtor të ngrejë tymnajë sa të dojë. Por ne duhet të tregojmë kujdes që të trajtojmë fenomenin. Duke theksuar gjithë mbështetjen time për punën e autoritetit”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
PS-PD dakord për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit: Më në fund drejtësi! Partia e Lirisë: Rama po përdor Autoritetin e Dosjeve për të shantazhuar Metën
SI.E.//ReportTv.al