Hapja e dosjeve, Gentiana Sula në ‘Kontrast’: Përveç I.M dhe 5 politikanë të tjerë si të dyshuar për spiun! Kemi informuar Kuvendin

31 Tetor 2022, 18:20| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 22:26

  • Share

TIRANË- Jo vetëm “I.M’, që dyshimet janë se bëhet fjalë për Ilir Metën, por janë edhe 5 politikanë të tjerë të lartë që ka dyshime se kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Kryetarja e Autoritet të Dosjeve, Gentiana Sula tha në ‘Kontrast’ në Report Tv,  se në total i kanë çuar parlamentit një dokument sekret ku jepeshin 6 politikanë të lartë si spiun, I.M dhe 5 të tjerë, po ashtu me iniciale. Ajo është e mendimit se Komisioni Mezini-Bezhani nuk kanë bërë transparencë.

“Nuk ka shërbyer për një lloj katarsisi ato 2 Komisione, nuk kanë dhënë transparencë, ato kanë bërë lustracion, nuk ka lustracion pa informin, puna është të nxjerrësh faktet në dritë. Ka ndodhur një debat public gjatë gjithë kohë, me emra, por nuk ka qenë shterues, kishin 6 politikanë, zyrtarë shumë të lartë, ishin 6 dhe parlamentit i kemi çuar dhe një dokument shtesë, ku ishin gjithë ngjarje shtesë”, tha Sula.

Nga ana tjetër,Sula i ka kthyer përgjigje edhe Ilir Metës që akuzon se Autoriteti i Dosjeve ka manipuluar dosjet. Një gjë e tillë, sipas Sulës, nuk mund të ndodh pasi procesi është në duar e një sërë njerëzve hap pas hapi.

“Të manipulosh një dokument zyrtar tek ne, e kemi thënë se dokumentacioni qoftë në letër është dhe mikrofil, ka 2 kopje që ekzistojnë, në autoritet nuk ndodh gjë individuale, ligjet e shtetit janë të tilla që ka regjistra, ka punë në grup, ka kamera, ka roje, do bashkëpunojmë me organet, manipulimi i tekstit bie”,- tha Sula.

Nëse ka qenë apo jo politikani i rëndësishëm I.M, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, Sula tha se vendimet e autoritetit të Dosjeve nuk ndodhin në mënyrë individuale, por janë kolegjiale. Dhe nëse vendimi kontestohet, pala mund ta ankimojë e më pas edhe vendimi mund të çohet edhe në Gjykatën Administrative. Me hapjen e dosjeve, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, theksoi edhe një herë se pret që verifikimi të bëhet i plotë dhe të kryhet një verifikim i detyrueshëm për të gjithë zyrtarët e lartë.

Sula u shpreh se ligji do të zhbëjë sekretin! Sa i takon amendamentit të PD-së që dosjen të ketë mundësi ta kërkojë çdo qytetar, Sula tha se kjo pikë i gjeti të papërgatitur, por ka protokolle se si do të kërkohet një dosje. Megjithatë, tha Sula, ligji mbron palët e prekura, ndërsa bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit dhe persekutorët, janë të pambrojtur.

‘Një bashkëpunim nuk duhet të shihet si një gjë e tmerrshme. Ajo që sot vlen është dalja nga sekretit. Sekretin duhet të zhbëjmë. Një nga gjërat e mira është se deklasfikohen me ligj dokumentet. Të gjitha qarkullohen si të thjeshta. Sanksionet për keqpërdorim, kjo është një gjë e mirë. Ndryshimi që ishte dhe amendamenti nga Alibeaj është se çdo qytetar do kërkojë dosjen. Ka disa elemente në mënyrën si u perifrazua amendamenti, duhet të dijë se si do të përdoret informacioni. Duhet të kemi një moral të përdorimit të dokumentit dhe jo ta keqpërdorë. Ka protokolle sesi do të kërkohet dokumenti. Na gjeti papërgatitur ky amendament. Ligji i mbron palët e prekura. Nëse je viktimë t’i do të pyetësh. Bashkëpunëtorët dhe persekutorët janë të pambrojtur.’- tha Sula.

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, u shpreh se nuk ka gjasa që të krijiohen konflikte shoqërore. Sipas Sulës problemi më i madh vjen vetëm nga keq përdorimi i informacionit.

‘Kemi rreth 800 vendime që kemi marrë për dokumentimin e internimeve. Sa i përket konflikteve shoqërore, ne nuk kemi dëgjuar ndonjë rast. Kemi qindra raste që marrin dosjen e ndjekjes, shikojnë pseudonimet dhe nuk duan që të shkojnë deri tek identifikimi i personave. Bëhet fjalë për një shtresë shoqërore të ngritur. Bëhet fjalë për disidentët, janë njerëz që kanë një lloj niveli dhe kjo demonstrohet edhe me një lloj paqeje që kanë treguar. Nuk më ka rezultuar asnjë rast. Problem më i madh vjen nga keq përdorimi i informacionit. Dokumentet aty kanë qenë. Publikimi i tyre dhe keqpërdorimi i tyre, bëhet sebet konflikti.'- tha Sula.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bashkuan votat ku votuan ndryshimet në ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, nismë e grupit parlamentar të PS, duke i hapur kështu rrugë verifikimit të të gjithë të dyshuarve si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Me 94 vota pro dhe 1 abstenim u shfuqizuan vendimet ekskluzive të komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Ajo që vihet re në dokumentet e votimit është fakti se askush nga Komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës nuk ka marrë pjesë në votim, madje as Oerd Bylykbashi i cili ishte i pranishëm në Sallë. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Meta.

Ora 19:00
Është apo jo Meta spiun? Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve tregon si do merret vendimi

 

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula e ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv tregoi edhe rrugën se si do të merret vendimi nëse politikani i lartë I.M, ka qenë apo ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit.

Nëse ka qenë apo jo politikani i rëndësishëm Ilir Meta, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, Sula tha se vendimet e autoritetit të Dosjeve nuk ndodhin në mënyrë individuale, por janë kolegjiale. Dhe nëse vendimi kontestohet, pala mund ta ankimojë e më pas edhe vendimi mund të çohet edhe në Gjykatën Administrative.

‘Rrugët janë të hapura. Qoftë personi vetë, qoftë institucioni i caktuar. Ne do mblidhemi, asgjë nuk ndodh në mënyrë indviduale është kolegjiale. Mirëpo Autoriteti është jashtë politikës, është A politik. Në thelb janë 5 veta, ato do të vendosin. Kemi një sekretariat teknik që propozon. Të gjitha vendimet publikohen. Nëse vendimet kontestohet, pala mund të ankimojë. Nëse nuk pranohet vendimi është edhe gjykata administrative.’- u shpreh Sula.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 01/11/2022 11:56

    Po dosjet e spiunave te zbulimeve te huaja qe punonin kundra interesave te vendit kur do i hapni Apo ata luftuan per tna sjell demokracin Dhe duke vrare njerez te thjesht sidhe ushtar e polica bijt me te mire te popullit

    Përgjigju
  • BABULI TANGULI: 01/11/2022 07:52

    O qeni Arbëror mëso Shqip mor analfabet, pastaj komento. Çdo me thën shkjau se në shqip kjo fjal nuk ekziston o analfabeti Arbëror që Edi Ramës ja mer në goj.

    Përgjigju
  • Vangjeli: 01/11/2022 00:22

    Mos po na del dhe Vangjeli se na u drodh Grekia ahahaha

    Përgjigju
  • Fatmir: 31/10/2022 23:04

    Hapni syte dhe per s.b

    Përgjigju
  • dajti: 31/10/2022 22:40

    Me ne fund dicka per tu pershendetur. Bravo Gentiana Sules dhe ekipit te saj per kete pune. Poshte spiunet, jashte spiunet nga politka dhe kthenileket e vjedhura si politikane

    Përgjigju
  • Arbërori: 31/10/2022 20:07

    Kurse i biri i vrasësit stalinist Edvin shkjau shqipfolës ështé duke ferkuar duart se do bëhet ”mbrëm” i serborusve në gadishullin ilirik…!

    Përgjigju
    • pyka: 01/11/2022 02:37

      o arberrush pse ha kot kush pa ta e ty ti mbron like hadutin fhe salehun qe ka vrare vete 40 vete dhe flet oer Edi Ramen.Ti ke ujkun plak gerdall oer ball dhe na trego neve gjurmet shume e çuditsbme per nje patroxhonist prej bjeshkeve te nrmuna te paguar vetem oer te lehur ok

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?