Hapja e dosjeve, PS dakord me PD: Të ndahemi njëherë e mirë nga e shkuara! Kush i ka shërbyer ish-Sigurimit, s’ka vend në politikë

20 Shtator 2022, 11:24| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 14:34

  • Share

TIRANË- Mazhoranca është dakord në parim me kërkesën e Partisë Demokratike për të hapur dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Qëndrimi i PS u konfirmua nga ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila tha se duhet të ulen dhe të punojnë me PD për të rënë dakord. Spiropali tha se dosjet e sigurimit duhet të hapen për t’u ndarë njëherë e mirë nga e shkuara.

Ky reagim i Spiropalit erdhi në Komisionin e Ligjeve, e cila u pyet nga kreu i Grupit të PD-së, se cili është qëndrimi i saj për kërkesën e opozitës që për hapjen e dosjeve dhe dekomunistizim.

“Ne kemi paraqitur këtë amendament, pasi 32 vitesh të rënies së komunizmit, edhe të sigurimit të shtetit, shoqëria ka nevojë që të njohë të shkuarën e vet për shumë arsye për të parë se cilat kanë qenë viktimat e sistemit diktatorial, posaçërisht vepër e sigurimit të shtetit. Për të hequr njëherë e përgjithmonë, psikozën e shantazhit që përdoret duke u bazuar te dosjet e sigurimit që aplikohet edhe në politikë. Nuk ka zgjidhje më të mirë për të hequr shantazhin sesa të deklasifikohen. Kjo është një arsyet që na ka shtyrë ne. Ka ardhur ky projekt ligj i ri që synon të shfuqizojë ligjin në fuqi. Nuk shoh të keni trajtuar këtë çështje. Dua të di qëndrimin tuaj”, tha Alibeaj.

Spiropali tha se ata që i kanë shërbyer ish Sigurimit të shtetit, nuk duhet të jenë më pjesë e politikës. Por ministrja u ndal në një pikë kyçe, duke theksuar që nuk janë dakord që të hapen ato dosje të cilat identifikohen si kërcënim i sigurisë kombëtare.

“Referuar propozimit tuja, për deklasifikimin e dokumenteve që kanë lidhje me sigurimin e shtetit, me sa kuptoj nga opinioni që ka dhënë autoriteti nuk ka asgjë të keqe. Do ishte gjëja e duhur për tu bërë që të ketë deklasifikim por duke ruajtur diskrecionin e autorit, që kur identifikohen dokumentet që kanë lidhje me sigurinë kombëtare të mos deklasifikohen. Kjo duhet diskutuar për të rënë dakord. Janë pak çështje që ne biem dakord por Një çështje që kërkon pastrimin e politikës por edhe jetës publike nga njerëz q që kanë ushtruar aktivitete të dëmshme dhe kriminal dhe atë kohën që kanë qenë pjesë e hiearkisë se sigurimit, të mos kenë më vend në politikë. Ne kemi disa propozimet tona në ligje të tjera, kodin zgjedhin, ligjin për autoritetin nga nevoja që ka lindur dhe nga kërkesa e autoritetit për të hequr pengesë për të hequr verifikimet e mëparshme. Do ta bëjmë si element të vullnetit tonë të fortë për tu ndarë njëherë e mirë nga e shkuara”, tha Spiropali.

Nisma për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit është depozituar në Kuvend nga 17 deputetë të Partisë Demokratike para nisjes së këtij sesioni të ri parlamentar.   Edhe socialistët bënë gati draftin për ta dorëzuar në Kuvend, për të eliminuar të gjitha pengesat ligjore që i mohonin Autoritetit të Dosjeve të drejtën për të verifikuar politikanët që më herët janë pajisur me certifikatën e pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani në vitet ’90. 

Kjo lëvizje vjen pasi Autoriteti i Dosjeve i raportoi Kuvendit se pas sinjaleve në e-mail nga një qytetar që kishte tentuar të arratisej nga vendi pak para viteve ’90 kishte faktuar se ish-presidenti Ilir Meta ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, pra kishte spiunuar te Sigurimi planin e arratisë së shokut të tij, pretendim që vetë Meta, tashmë kreu i Partisë së Lirisë, e ka mohuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 20/09/2022 16:40

    Po kush ka ngele me tani nga ata? I fundit ishte Gramoz Ruci. Tek PS ska ngele njeri. Ne 2015 PS nuk ishte dakort, sepse kishte ne gjirin e saj spiune. Tani qe ska me, do te hapi dosjet. Kjo eshte per te goditur Ilir Meten dhe cdo person tjeter qe eshte kunder KM. Tani u hap loja me manipulimin e dosjeve. Eshte shume e lehte per te larguar nje person nga politika. Bej nje dosje sikur ka qene spiun, fute tek arkivat e zonjes Sula, dhe kaq mjafton.

    Përgjigju
  • Tirona: 20/09/2022 16:15

    Po skeni ça të përjashtoni mo nga politika se u vetërjashtuan ata,dolën në pension të gjithë. Ju po tkishiy vullnet e bythë me i publiku i kishit bo kto gjona para se me hap krahun ata . Se ene për Salën kur të vdesi do thoni ka bo x x x x x gjo, ka vra kaq e aq. Sot ja jan gjalëë duhet me i ra kokës

    Përgjigju
  • Maks: 20/09/2022 15:06

    Bravo me ne fund do shihim spiunat e sigurimit Tani presim te dalin emrat e spiunave te Udb cias asfalis e te te gjith atyre qe luftuan shkaterrimin e shtetit shqiptar dhe i kane lyer duart me gjakun e popullit nga 1944 deri 1990

    Përgjigju
  • Juli: 20/09/2022 13:51

    Jeni vone dhe e keni ditur per sigurimsat sidomos ju te ps qe hiqeni si te ndershem,jeni plot me ta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?