Hapja e filialit të Universitetit spanjoll kalon në Komisionin e Jashtëm! Shehu: Është një truk për të shuar universitetin e Gjirokastrës

22 Korrik, 21:40| Përditesimi: 22 Korrik, 21:57

  • Share

Me 7 vota pro dhe 4 vota kundër, Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, për hapjen e Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë në Gjirokastër”.

Mes deputetëve kundër, ishte edhe ai opozitës për qarkun Gjirokastër Tritan Shehu, i cili tha se kjo marrëveshje do dëmtojë Universitetin e Gjirokastrës dhe është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë.

 “Unë deklaroj votën time kundër. Është një truk për të shuar universitetin e Gjiroakstrës. Asnjë të mirë nuk do të ketë Gjirokastra, sepse është universitet online. Si deputet i Gjirokastrës e hedh poshtë. Është një organizim online dhe asgjë më tepër.

Ligji për arsimi e lartë në nenin 69 nuk flet për studime online. Është i ndaluar arsimi i plotë online. Është ndesh me legjislacionin e Shqipërisë. Ju prisni të godisni Nuk ka asnjë koordinim me Universitetin e Gjirokastrës” tha Shehu.

“Pse duhet të ratifikohet kjo marrëveshje? Nëse ratifikojmë këtë ligj i bie që të dalim jashtë ligjit të arsimit. Ministria e Arsimit e ka sjellë këtë marrëveshje për ratifikim nuk është në ligjin për asimin e lartë por jemi në kushtet e ndërkombëtarizimit”, u shpreh  Mimi Kodheli.

 “Është e cuditshme që një universitet i Spanjës kujtohet për Gjirokastrën. Më duket e çuditshme. Kush është kujtuar. Çfarë përmban kampusi në vetvete. Pse është gjetur bashkia për të aprovuar? Qeveria nuk ka asnjë detyrim” tha Çollaku.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/07/2024 01:55

    Perse eshte i ndaluar studimi on-line kur gjithe bota e praktikon?!Le te hape dhe universiteti i Gjirokastres kurse,studime e diplomim on-line dhe le te rivalizoje spanjollin ne kete drejtim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?