Ndërsa Shqipëria mbajti më 15 Tetor Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, duke hapur grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim, ka ardhur një tjetër reagim me peshë nga Brukseli.
Ka qenë Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ai që ka ndarë një video në rrjetin social X, teksa thekson edhe një herë “mbështetjen në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”.
Në videon e publikuar, shfaqen momentet e konferencës së rëndësishme, takimi me kryeministrin Edi Rama dhe nënshkrimet mes palëve.
Varhelyi shkruan se “do i japin Shqipërisë gjithë mbështetjen për të përshpejtuar procesin e reformave, në mënyrë që vendi të jetë anëtar i BE-së deri në fund të mandatit të ardhshëm”.
Postimi i Oliver Varhelyi:
“Angazhimi i fortë i Shqipërisë në procesin e reformave për në BE na bëri që javën e kaluar të hapnim grupin e parë – Themelorët, në kuadër të integrimit. Ne i japim Shqipërisë gjithë mbështetjen për të përshpejtuar procesin e reformave, në mënyrë që vendi të jetë anëtar i BE-së deri në fund të mandatit të ardhshëm”.
The strong commitment of #Albania to the #EU reform process led us to open the first Cluster - Fundamentals in the framework of the #IGC last week.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 21, 2024
We give ???????? all the support to accelerate its reform process so the country can be an EU member by the end of the next mandate.
???? pic.twitter.com/gao0eWgvfX