Politikë

Hapja e grupkapitulliit të IV, Gledis Gjipali: Mjedisi, kapitulli më i vështirë! Kërkon investime të mëdha dhe burime njerëzore

16 Shtator, 14:23| Përditesimi: 16 Shtator, 14:42

  • Share

Ditën e sotme, u shënua një hap i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE, pasi u hapën negociatat për grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Në lidhje me këtë, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i EMA, i ftuar në “Sot, live në Shqipëri”, me gazetar Nertil Agalliu në Report Tv, ka deklaruar se hapja e këtij grup kapitulli është shumë i rëndësishëm pasi ka të bëjë me tre kapituj të rëndësishme si energjia, transporti dhe mjedisi.

Gjipali tha se për këto kapituj, Shqipëria duhet të afrojë legjislacionin e vetë me atë atë europian në masën 100%.

“Janë kapituj të vështirë dhe shumë të rëndësishëm, bëhet fjalë për energjinë, transportin dhe mjedisin. Për këto të tre këto kapituj, duhet të afrojmë legjislacionin shqiptar me atë europian në masën 100% dhe me investime të fuqishme. Pra kemi të bëjmë një faturë e cila është e madhe dhe mbështetet në një masë të madhe nga BE, por pjesën tjetër duhet ta japin ne nga buxheti i shtetit.

Po ashtu mund të themi që ka edhe një kosto për bizneset që operojnë në këtë fushë, sepse standardet më të larta, kërkojnë investime dhe kjo do të reflektohet”, tha drejtor ekzekutiv i EMA.

Ndërsa më tej Gjipali tha se investimet e kryera në infrastrukturë duhet të kenë standardet europiane.

“Jo vetëm në infrastrukturë, se ne kur shohim vetëm ivnestime, nuk shohim detaje teknike si për shembull sa e gjatë është rruga apo hekurudha, sa kohë do të dojë dhe cila është kosotoja. Standardet europiane, kërkojnë që çdo investimi I kryer, duhet të ketë standardet europiane, që do të thotë që marrim për shembull rrugët. Ka të bëje me sinjalistikën, cilësinë, sinjalistikën, etj, të cilat në Shqipëri kanë problematikat e tyre. Të gjitha këto janë të rëndësishme dhe janë pjesë e këtij legjislacioni që duhet të përafrojmë dhe t’i bëjmë me standardet europiane. Sigurisht që kërkojnë një kosto të madhe, por edhe në burime njerëzore si në administratë publike, edhe në sektorin privat”, tha ai.

Gjipali gjatë intervistës së tij në Report Tv, theksoi se kapitulli i mjedisit është më i vështiri, pasi kërkon investime të mëdha në kapital dhe burime njerëzore.

“Secili kapitull ka rëndësinë e vetë. Por të shohim kapitullin e mjedisit, kërkon investime më të mëdha. Nuk mund të them se cili kapitull është më i rëndësishëm, por mund të them që kapitulli i mjedisit është më i kushtueshmi dhe për këtë arsye ka disa periudha tranzitore që qeveria shqiptare ka kërkuar dhe me shumë mundësi Bashkimi Europian do t’i lejojë, që për shembull standadet të arrihen edhe pas anëtarësimit, për shkak të investimeve që shkojnë në miliarda euro.

Ka ndodhur edhe me vende të tjera, që ato standarde që ishin më të vështira që kërkojnë më shumë investime, të arrihen më vonë. Por detyrimi i shtetit shqiptar është që të tregojë dhe të ketë plane të qarta pune, burime financiare dhe njerëzore. Pra nuk është lojë numrash apo kohe, por kërkon një punë të madhe nga pala negociatore shqiptare”.

Po ashtu i pyetur nga moderator Nertil Agalliu për hapjen e kapitullin për bujqësinë, Gjipali tha se grupkapitull pritet që të hapet në fillim të këtij tetori dhe tagri është që të mbyllet në fundin e 2027.

“Po me shumë mundësi do të hapet. Mendohet se do të hapet në fillimin e tetorit, pasi është një kapitull I rëndësishëm, pasi bujqësia është e rëndësishme në Shqipëri për shkak të numrit të madh të banorëve që janë angazhuar me këtë sektor. Për këtë arsye ka një impakt të madh tek persona që punojnë dhe jetojnë me ketë sektor. Po ashtu edhe aty ka përjashtime që një vend duhet të kërkojë. Tagri është fundi i 2027 për mbylljen e këtij grup kapitulli”, tha Gjipali në Report TV.

A.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?