Hapja e kufijve, Austria: Karantinim 14 ditorë për shtetasit nga Ballkani Perëndimorë, përfshi edhe shqiptarët (VIDEO)

1 Korrik 2020, 13:58| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 18:34

  • Share

Austria ka njoftuar se udhëtarët nga Ballkani Perëndimorë  të cilët duan të hyjnë në vend, duhet të vetëizolohen për 14 ditë ose të jenë të pajisur me një certifikatë mjekësore testi negativ nga koronavirusi.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, tha për Reuters se kushtet përfshijnë qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës.

Masa e Austrisë, është një goditje e veçantë për Serbinë dhe Malin e Zi, vende këto të cilat Bashkimi Evropian, të martën, i shtoi në "listën e sigurt" të vendeve, duke lejuar udhëtimin e banorëve të tyre në BE.

"Ne po reagojmë në bazë të rrethanave, jo vetëm situatës në ato vende, por edhe faktit që ne shohim, për shembull në vendet tona fqinje Kroaci dhe Slloveni, një rritje në grupimet e njerëzve që kthehen nga udhëtimi në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor", tha Schallenberg në një konferencë për shtyp.

Numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm gjatë muajit të kaluar në Ballkanin Perëndimor, megjithëse rajoni në përgjithësi ka pasur norma më të ulëta se shumica e Evropës perëndimore.

Para dy ditësh Bashkimi Europian vendosi që të mos rihapë kufijtë me Shqipërinë më 1 korrik, siç ishte paralajmëruar më herët. Komisioni Europian miratoi një listë të shteteve që do mund të udhëtojnë drejt Europës, pjesë e së cilës nuk është Shqipëria. Megjithatë, në dokument saktësohet se në varësi të ecurisë së pandemisë, lista do të rishikohet pas dy javësh, më 15 korrik. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • eh...: 02/07/2020 13:41

    Duhet ta kuptoni se vendet europiane shkakun më të vogël duan që të zbatojnë politikat diskriminuese dhe rraciste...Covidi është thjesht arsyeja e radhës...

    Përgjigju
  • Korona: 02/07/2020 09:01

    Po Gjermania pse se ben kete qe ben Austria? Po ndan njerezit brenda familjes, di nje rast qe burri eshte ne Gjermani me leje qendrimi te rregullt ne pune e me shtepi dhe gruaja eshte vetem ne Shqiperi se i mbylli kufijte me Shqiperine, kush mu det te percjell kete rast e shume te ngjajshem,te pakten tek ambasada gjermane ne Tirane, e cila per keto raste duhet te veproj menjehere, se corona nuk eshte me e "fisme" ne Gjermani. Ju falemnderit po mundet te merrni pjese ne kete drame.

    Përgjigju
  • Anonim: 02/07/2020 08:40

    Ne te gjithe boten njersit mbajn maska dhe distanz vetem ne Shqiperi nuk i intereson njeriu ky virus,cfare prisni atehere?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?