Gjatë rinumërimit të votave

Politikë

Hapja e kutive/ 23 deputetët që u morën votat kolegëve, në krye Zef Hila i PD-së dhe Shalsi i PS-së, pjesë e listës edhe Basha, Mziu, Bylykbashi, Rraja e Spahiu

22 Tetor 2021, 16:14| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 16:24

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon rinumërimin e pjesshëm të votave në disa kuti votimi të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Rinumërimi i votave në 255 qendra votimi ka nxjerrë zbuluar numëruesit, të cilët u kanë hequr votave disa banditëve, duke ua shtuar disa të tjerëve brenda së njëjtës parti. Votat u janë vjedhur edhe kryeministrit Edi Rama në Durrës, ish kryeministrit Sali Berisha në Tiranë dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi po në Tiranë. Nga rinumërimi i deritanishëm, 23 deputetë të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 22 prillit, kanë marrë votat e kolegëve, ndonëse numri i votave nuk ndikon në heqjen e mandatit.

Deputeti që ka marrë më shumë vota të kandidatëve të tjerë është Zef Hila i Partisë Demokratike në Shkodër. Hila u ka marrë 104 vota kandidatëve të tjerë të PD-së. I dyti renditet deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, i cili ka marrë 80 vota në mënyrë të padrejtë në Tiranë. Pjesë e kësaj liste është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka marrë 26 vota në mënyrë të padrejtë, ndërsa nga ana tjetër Sali Berishës i janë vjedhur 35 vota. Në listë nuk mungon as Xhelal Mziu, ndonëse ka marrë vetëm një votë tepër në Dibër. Nga ana tjetër, në këtë qark, deputeti i PS, Lavdrim Krrashi, u ka marrë 6 vota kandidatëve të tjerë. 

Në Durrës, deputeti i PS, Rrahman Rraja, i janë shtuar 19 vota, ndërsa Klodiana Spahiu i janë shtuar 3 vota. Ndërkaq, në Durrës, deputeti të PD-së, Oerd Bylykbashi, u ka marrë 3 vota kandidatëve të tjerë. Në rang kombëtar, Partia Demokratike u ka vjedhur 72 vota partive të tjera, Partia Socialiste 42 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 4 vota. Rinumërimi i votave në 255 qendra votimi nga 5,199 qendrave votimi në total, konfirmon edhe një herë implikimin e numëruesve në tjetërsimin e votave dhe domosdoshmërinë për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Deputetët u janë shtuar votat padrejtësisht nga rinumërimi i deritanishëm

Zef Hila, PD, 104 vota në Shkodër

Gerta Bardeli, PD, 15 vota, Shkodër

Agron Gjekmarkaj, PD, 18 vota, Lezhë

Lulzim Basha, kreu i PD, 26 vota, Tiranë

Belind Këlliçi, 26 vota, Tiranë

Agron Shehaj, PD, 8 vota, Tiranë

Vangjel Dule, në listën e PD, 2 vota, Tiranë

Xhelal Mizu, PD, 1 votë, Dibër

Kreshnik Çollaku, PD, 1 votë, Dibër

Isuf Çelaj, PD, 21 vota, Kukës

Agron Duka, në listën e PD, 7 vota, Durrës

Merita Bakiu, PD, 6 vota, Durrës

Oerd Bylykbashi, PD, 3 vota, Durrës

Eduard Shalsi, 80 vota Tiranë

Elisa Spiropali, PS, 17 vota, Tiranë

Toni Gogu, PS, 9 vota, Tiranë

Ulsi Manja, PS, 7 vota Tiranë

Arben Pëllumbi, PS, 2 vota, Tiranë

Ermonela Felaj, PS, 2 vota, Tiranë

Rrahman Rraja, PS, 19 vota, Durrës

Klodiana Spahiu, PS, 3 vota, Durrës

Ilir Ndraxhi, PS, 5 vota, Durrës

Lavdrim Krrashi, 6 vota, PS, Dibër

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?