Bardh Spahia

Hapja e laboratorit të dytë për testimet, Spahia: Gjest i vonuar! Kur gjithë vendet investonin në Shqipëri bënin tampone me racion

17 Korrik 2020, 21:22| Përditesimi: 17 Korrik 2020, 21:26

  • Share

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia e ka cilësuar si veprim të vonuar hapjen e laboratorit të dytë për testime në QSUT. Sipas Spahisë, me hapjen e laboratorit të dytë u vërtetua se autoritetet shëndetësore gënjyen pasi rritja e rasteve me COVID-19 nuk u shoqërua me rritje të testimeve. Sipas tij, kur të gjitha vendet investonin në kapacitete,  në Shqipëri tamponet jepeshin me racion nëpër rrethe. 

Statusi i parë nga Bardh Spahia:

Ja pra që është gënjyer për kapacitetet e kryerjes së tamponeve!! Promovimi sot me video propagandistike i laboratorit të dytë, atij të QSUT, tregon se sa të papërgatitura kanë qenë dhe janë autoritetet për përballimin e COVID-19. Kur gjitha vendet u investuan për të rritur numrin e testimeve, e kuptuar kështu nivelin e përhapjes së virusit korona në mbarë vendin, autoritetet në Shqipëri bënin pak teste e jepnin tamponë me racion nëpër rrethe, teksa thonin se nuk kishin problem numrin e tamponëve. Fakt është se rritja e numrit të infektuarve, nuk u shoqërua aspak me rritje të numrit të testeve, pavarësisht kërkesave që nuk vinin vetëm nga opozita!!! Vënia në funksion e laboratorit të dytë publik është një gjest i vonuar, për shkak të papërgjegjshmërisë a paaftësisë, këtë le ta ndajnë vetë “ekspertët“ së pari, që veç ulën kokën e zbatuan urdhrat politikë! Laboratori i QSUT aty ka qenë gjithnjë funksional. Thjesht i nevojiteshin kitet e duhura për Covid e për këtë rilindjes iu deshën gati 5 muaj kohë!!!! Sa më shumë testime e gjurmime, protokolli bazë i ndjekur nga çdo vend, si çelësi i suksesit për përballimin e Covid-19, do të duhej të ishte kuptuar tashmë edhe në Shqipëri, mbi 4 muaj nga shpallja zyrtare e rastit të parë të infektuar në vend! Pajisjet mbrojtëse për personelin shëndetësor të çdo niveli, mbeten po aq jetike, pasi u japin atyre sigurinë e nevojshme për të kryer si duhet e pa frikë detyrën e tyre të vështirë! Zonja ministre, personeli shëndetësor duhet të jetë prioritet absolut në këtë fazë delikate të goditjes së virusit!

Komento

Komente

  • Kirasi: 18/07/2020 00:17

    Filloi i biri i Spiunit Ali Doahise te haje mu*** armalate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?