Hapja e madhe rriti shifrat e Covid-19, piku në gusht, Alimehmeti: Tek rastet e reja po vihet re një rënie e lehtë

7 Shtator 2020, 18:17| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 20:43

  • Share

3 muajt e verës që përkojnë me hapjen e bizneseve dhe lehtësimin e masave pas periudhës së karantinës, ndikuan në përkeqësimin e situatës së koronavirusit në Shqipëri. Në një bilanc të shifrave që ReportTv bën nga qershori e deri më 31 gusht janë konfirmuar 8.376 raste nga 10.255 që aktualisht janë në total që nga rasti i parë me COVID-19, në muajin mars. Pra, 3 muajt e parë, shënuan vetëm 2 mijë raste, një shifër dukshëm e ulët me mbi 8 mijë në fazën e rihapjes.

Piku i rasteve të reja dhe i jetëve të humbura është shënuar në muajin gusht. 127 pacientëndërruan jetë nga COVID në 31 ditët e gushtit, thuajse sa gjysma e viktimave që ishin shënuar që nga nisja e pandemisë, 284 fatalitete. Mosha mesatare e viktimave gjatë muajit gusht është 67 vjec.

Ky ndryshim i dukshëm, erdhi dhe si pasojë e rritjes së numrit të testeve ditore për të identifikuar pacientët me COVID. Gjatë tre muajve qershor-korrik-gusht janë kryer në total 43.634 testime, nga të cilat mbi 21 mijë vetëm në gusht, reflektuar kjo edhe nga numri më i madh i të prekurve.

Qarku me i prekur nga COVID-19 është Tirana, që deri më datë 6 shtator shënon 2.045 qytetarë aktiv me virusin, e po ashtu mban edhe numrin më të lartë të viktimave. Nga 316 vdekje në 6 muaj epidemi, 152 i përkasin kryeqytetit.

"Përmirësimi i situatës COVID në vendin tonë pritet të vijë gjatë muajit shtator.Sinkron - "Duken qartë se shifrat raportohen përditë zyrtarisht gushti ka qenë muaji deri më sot me i keq, shtatori presim një lloj përmirësimi por duket se do ta ndjek deri diku atë, do kujtojmë që vdekjet dhe shtrimet në spitale ndjekim rreth dy tre javë rastet e reja, atëherë kur kemi pasur kulmin e rasteve të reja, dy tre jave më pas presim edhe problematiken nga Covid-19. Dimë që ky kulm është arritur në java dytë e tretë e gushtit, kështu që do të thotë jemi për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekje nuk po e shohim rënien. Ndërkohë me rastet e reja po vihet re një rënie të lehtë", shprehet më tej epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Në Tiranë zonat e mbipolluara, janë vatrat më të nxehta COVID, si Astiri, ish-blloku, Komuna e Parisit, Lapraka, Kinostudio, Fresku, Kombinati e Paskuqani. Mbas Tiranës qarqet me të prekura nga koronavirusi janë Durrësi dhe Shkodra.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agjencia funerale Paqe 03: 08/09/2020 01:15

    Me keto ritme te jeteve te humbura nga Covid-19 edhe varrezat nuk do te kene me vende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?