Hapja e negociatave/ Amabasada gjermane: Vazhdojmë mbështetjen për Shqipërinë

21 Korrik 2022, 18:30| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 18:50

  • Share

Ambasada gjermane në Tiranë, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka shprehur mbështetjen ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ambasada shkruan se lufta kundër pandëshkueshmerisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet të mbeten qëllimet kryesore të reformave në Shqipëri.

Postimi i Ambasadës gjermane në Tiranë:

Bisedimet për anëtarësim në BE kanë filluar! Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi. Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten synimet kryesore të reformave në Shqipëri. Në procesin e anëtarësimit sundimi i ligjit është tejet parësor.”

Kujtojmë se në 19 korrik, në Bruksel u zhvillua Konferenca e Parë Ndërqeveritare ku të pranishëm ishin delegacionet e vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut, ku u zhvilluan bisedime me dyer të mbyllura duke marr një vendim historik si për të dyja vendet, hapjen e negociatave.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?