Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Sipas tij, se ky është një lajm i mirë që prej vitit 2012, kur u sugjerua hapja e negociatave, u deshën 12 vjet për ta zhbllokuar këtë proces. Sipas tij, të falenderosh për këtë hap Ramën të cilit i referohet si Putin, është tallje për Europën dhe shqiptarët.
Kreu i demokratëve euroatlantikë më tej thotë se Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara të Europës, ku si asnjë kryeministër tjetër në Europë Edi Rama veshi kriminelët me pushtet, ministra e zëvendës kryeministri i tij janë dënuar dhe nën hetim për korrupsion, lidhje me krimin e pastrim parash.
Basha më tej thotë se negociatat do të shërbejnë edhe si mjet shtesë monitorimi për Shqipërinë dhe shpresojmë edhe si garanci për t’i ndalur planet e qeverisë Rama për të penguar punën e SPAK, për të çuar para drejtësisë zyrtarët e përfshirë në krim dhe korrupsion.
Postimi i plotë i Bashës:
Hapja e negociatave pa asnjë diskutim është një lajm i mirë për Shqipërinë.
Por, të falenderosh Putinin për këtë hap është tallje për Europën dhe shqiptarët.
Negociatat u vonuan fillimisht për shkak të destruktivitetit të Edi Ramës në opozitë, e më pas se ai bëri gjithçka për të mbrojtur bashkëpunëtorët e korruptuar dhe inkriminuar.
Në një kohë kur Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara të Europës, ku si asnjë kryeministër tjetër në Europë Edi Rama veshi kriminelët me pushtet, ministra e zëvendës kryeministri i tij janë dënuar dhe nën hetim për korrupsion, lidhje me krimin e pastrim parash, negociatat do të shërbejnë edhe si mjet shtesë monitorimi për Shqipërinë dhe shpresojmë edhe si garanci për t’i ndalur planet e qeverisë Rama për të penguar punën e SPAK, për të çuar para drejtësisë zyrtarët e përfshirë në krim dhe korrupsion.Që prej 2012-ës, kur u sugjerua hapja e negociatave, u deshën 12 vjet për ta zhbllokuar këtë proces. Tashmë do të jetë në dorë të shqiptarëve nëse do të presin edhe dhjetra vite deri në përmbylljen e këtij procesi, me një kryeministër që hallin e vetëm ka pushtetin e tij, apo do të zgjedhin të ecin më shpejt, duke zgjedhur një qeveri që do të mendojë dhe punojë për ta.
Shqipëria meriton më shumë
Lajmi kryesor:
‘Jo ditë për të hapur shampanjën’ Opozita: Negociatat drejt BE, hap i vonuar!
S.G//ReportTv.al