Kronikë

Hapja e tunelit 5 në nyjen 'Shqiponja', Rama publikon pamjet: Si do lidhet autostrada me hyrjen drejt qendrës!

4 Shtator 2021, 21:24| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 21:33

  • Share

TIRANË-Tuneli 5 tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në Tiranë është hapur duke filluar që nga dita e djeshme. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe shkruan se ky tunel bën lidhjen e drejtpërdrejtë të autostradës me hyrjen për në qendër.

"Nyja 'Shqiponja', Ky është tuneli numër 5 i hapur për qarkullimin e automjeteve në nyjen “Shqiponja” dhe lidhja e drejtëpërdrejtë e autostradës me hyrjen për në qendër”, shkruan Rama.

Dje është hapur për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 5 në ish-sheshin 'Shqiponja', duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin e automjeteve të Tiranës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, tha gjatë inspektimit se kjo do të jetë rrjedha definitive e shpërndarjes së trafikut në sheshin 'Shqiponja'. Tuneli 5 mban drejtimin e mjeteve që vijnë nga Durrësi dhe kalon për në Astir.  Sipas ekspertëve, automjetet që vijnë nga Durrësi për në zonën e Astirit do të kalojnë në tunelin 5 dhe pasi dalin nga ky tunel, kalojnë te ura e lumit Lanë, pra tek loti numër 2. Ndërsa tuneli 3 që deri më sot devijonte qarkullimin për në zonën e Astirit, nga 3 shtatori do të shërbejë në krah të kundërt, pra për të drejtuar trafikun drejt Durrësit.

Viti 2021 do të sjellë edhe përfundimin e punimeve në ish-sheshin 'Shqiponja' si edhe të Lotit 2 që ka të bëjë me nyjen e Astirit, gjë e cila për kreun e ARRSH-së, Evis Berberi do të minimizojë maksimalisht trafikun. Në një intervistë për Report Tv Berberi tha se hapja e këtij tuneli ka sjellë një lehtësim të trafikut, ndonëse radha e gjatë e makinave që vijnë nga Durrësi në drejtim kryeqytetit është prezente, kjo sipas Berberit, jo për shkak të mungesës së informimit të qytetarëve.

Ai tha se ka një numër të shtuar të qytetarëve që duan të vijnë në Tiranë, pasi jemi në periudhën e kthimi të studentëve dhe të pushuesve. Punimet janë në fazën përfundimtare, dhe Berberi dha informacione mbi detajet e rëndësishme që pritet t'i shtohen kësaj rruge, duke nisur nga korsi dedikuar emergjencave apo prezenca e 8 semaforëve për të për të shmangur fluksin.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rexhi: 05/09/2021 08:53

    Se kuptoj se perse duhet një Video sqaruese per një tunel.... . 150m para tunelit duhen tabela informuese për drejtimet perkatëse dhe jo nje tabele 50×50cm, të cilën në një distance 5m nuk e lexon dot. Lereni marketingun dhe perdorni llogjiken.

    Përgjigju
  • Hasani: 05/09/2021 07:07

    Shum e sakte shkrimi se leket jan taks pagueseve duhet hequr sa me shpejt emri i firmes ndertuese.nuk ka as ne nje vend te europes te shkruhet emri i ndertuesit..se po paguhet nga taksat e popullit.

    Përgjigju
  • Tuneli I Karavastase: 05/09/2021 06:39

    Mbi tunel eshte shkruar emri i kompanise ndertuese,per mendimin tim duhet te hiqet, vepra eshte publike dhe ndertuar me parate e taksapaguesve shqiptare ,privati le te gjeje hapesire te dedikuar edhe kundrejt pageses per te reklamuar punet e veta

    Përgjigju
    • Sadushe: 05/09/2021 07:14

      Bravo ne gjith boten keshtu ndodh vene emrin e gjyshes gjyshit

  • Reni: 05/09/2021 05:42

    Aman thashe se i shpetoi ky inagurim...

    Përgjigju
    • Sadushe: 05/09/2021 06:36

      Pse ne inagurimet e ke hallin ti non grata....puna eshe qe mishi te poqet dhe helli ......

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?