Seriali dramatik i trafikut të drogës në Netflix, ‘Top Boy’ vlerësohet më i miri për 2024 nga Akademia Brianike BAFTA. Vlerësohen në çmime aktorët më në moshë të televizionit britanik.
Ndarja e çmimeve të Akademisë Britanike BAFTA është ngjarja me e madhe në kalendarin televiziv britanik e zhvilluar këtë të dielë në Royal Festival Hall të Londrës.
Më të mëdhenjë e televizonit britanik mbërritën në tapetin e kuq me elegancë. Fituesit të mëdhenj të çmimeve ishin dy seriale kriminalistike britanike “Top Boy’ dhe ‘Happy Valley’.
Sarah Lancashire 59 vjeç mori çmimin e aktores kryesore për rolin e saj ikonik si rreshtere Catherine Cawood në Happy Valley të BBC, që pason dramat e policisë në Yorkshire e cila u rrëzua në skenë duke pranuar çmimin.
Një natë të paharrueshme pati seriali hit në Netflix, ‘Top Boy’ i cili fitoi çmimin e serialit dramatik më të mirë. Seriali ndërkombëtar më i mirë u vlerësua Class Act në Netflix. Timothy Spall, 67 vjeç, fitoi çmimin e aktorit kryesor për interpretimin e tij në The Sixth Commandment.
Jasmine Jobson, Ylli i Top Boy, i cili luan Jaq në serialin e trafikut të drogës u vlerësua me çmimin aktorja më e mirë në rol dytësor. Prezantuese britanike Lorraine Kelly iu dha çmimi special i akademisë për 2024.
Programi komik u vlerësua Rob&Romesh Vs në Sky Max, programi më i mirë argëtues vlerësohet Strictly Come Dancing. Ellie Simmonds mori çmimin e dokumentarit më të mirë me ‘Finding My Secret Family’.
Eurovizion Song u vlerësua me ngjarja më e mirë LIVE, ndërsa për mbulimin ,më të mirë të lajmeve u vlerësua Channel 4 News me Inside Gaza, Israel and Hamas at War.