Kosova & Rajoni

Haradinaj anulon pjesëmarrjen në Samitin e Vishegradit në Çeki/ Shkak deklarata e presidentit?

11 Shtator 2019, 19:31| Përditesimi: 11 Shtator 2019, 19:37

  • Share

KOSOVË- Kosova nuk do të marrë pjesë në takimin e kryeministrave të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet të enjten në Pragë. Lajmi është dhënë nga zëdhënësja e qeverisë në largim, Donjeta Gashi, sipas së cilët shkak janë bërë angazhimet e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj duke qenë se vendi ndodhet në një periudhë para zgjedhjeve të parakohshme.

Megjithatë, sipas mediave në Çeki, anulimi i vizitave ka qenë pikërisht deklarata e presidentit Millosh Zeman në Beograd, i cili tha se do të rishikojë vendimin për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Grupin e Vishegradit e përbëjnë Çekia, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mala: 12/09/2019 09:03

    Samiti eshte Takim nderkomebtar,jo I presidentit aktual te ketij shteti,Ky shtet eshte vetem vendmbajtja e ketij Samiti,Andaj, nuk ka arsye te mos shkohet,Mos po dalim edhe me naiv se presidenti naiv çek,I tille nuk eshte populli çek,ka vlera ai popull,kishte president te madhin Havel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?