Hashim Thaçi

Kosova & Rajoni

Haradinaj dha dorëheqjen/ Thaçi: Mësova lajmin me keqardhje, respektoj vendimin e tij

19 Korrik 2019, 18:11| Përditesimi: 19 Korrik 2019, 18:14

  • Share

KOSOVË- Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi reagon pas vendimit të Ramush Haradinajt për t'u tërhequr nga posti i kryeminstrit të Kosovës. Thaçi shprehet se ndihet i keqardhur për faktin se Haradinaj është thirrur nga Gjykata e Hagës për intervistim. Ai thotë se e respekton vendimin e tij.

“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush”, shprehet Thaçi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?