Kosova & Rajoni

Haradinaj: Hahn e Mogherini dëmtuan Kosovën dhe rajonin

15 Prill 2019, 19:44| Përditesimi: 15 Prill 2019, 19:45

  • Share

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka fajësuar përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederica Mogherini dhe komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn se kanë dëmtuar Kosovën dhe rajonin e Ballkanit. Ai tha sot se nëse ata nuk do të kishin folur për kufijtë dhe territoret, do të ishte mundësia që Kosova dhe Serbia, të arrinin një marrëveshje.

"Vazhdim i gabimit që e ka bërë zonja Mogherini dhe komisionari Han a kanë humbur 1 vit BE – së dhe Ballkanit. Sikur të mos kishin folur për kufijtë dhe territore, ndoshta do të kishim një marrëveshje. Një deklaratë që e le të hapur për mundësinë e bisedimit të territorit të kufirit është vazhdim i politikës së gabuar të evropianëve që po shkojnë" tha ai.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?