Haradinaj i gatshëm për të bashkëpunuar me Kurtin për dialogun Kosovë-Serbi: Duhet unitet, jo tërheqje

6 Dhjetor 2021, 16:12| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 16:15

  • Share

KOSOVË- Ramush Haradinaj, kreu i partisë AAK ka deklaruar se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me kryeministrin Albin Kurti në ‘betejën’ që kanë përballë me Serbinë. Pavarësisht se është një parti në opozitë, Haradinaj thotë se Kosova nuk e ka luksin për debate në këto momente, e as për t’i kërkuar dorëheqjen Kurtit, por duhet të bëhen së bashku për të bërë të mundur njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Unë dhe Partia ime si dhe Grupi Parlamentar i AAK-së, jemi të gatshëm që në çdo kohë e në çdo situatë të jemi aleatë të kësaj qeverie e të këtij kryeministri, që në betejën politike me Serbinë, ta mbrojmë Kushtetutën, integritetin dhe sovranitetin e vendit.

Kjo duke mos rrezikuar për asnjë moment të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Kosova sot nuk e ka komoditetin e debateve as për tërheqje, as për dorëheqje e as për zgjedhje të reja”, shkruan Haradinaj.

Haradinaj ngre shqetësimin se siguria në Ballkan është në rrezik dhe sipas tij Kosova ndodhet përballë sfdave të mëdha që duhen përballuar.

“Informatat për situatën e sigurisë në Ballkan, kurrë nuk kanë qenë më shqetësuese në këto njëzet e sa vjet. Kosova sot është përballë sfidave të mëdha që kanë të bëjnë me të ardhmen e saj. Natyrisht sfida më e madhe është marrëveshja finale me Serbinë, e cila ka të ngjarë të hyjë në fazën e vet përfundimtare”, shkruan Haradinaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?