Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kosova & Rajoni

Haradinaj i kundërvihet BE-së për Trepçën: Ju ka humbur rruga, nuk po flasim për çështje të hapur, s'do të jetë pjesë e dialogut

5 Shkurt 2019, 13:38| Përditesimi: 5 Shkurt 2019, 14:05

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar këtë të martë qëndrimin e Bashkimit Evropian sa i përket Trepçës, si të paprecedentë dhe të papranueshëm.Kreu i ekzekutivit është shprehur përmes një postimi se Trepca nuk është një cështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë e kësisoj, nuk ka përse të jetë pjesë e dialogut. Më tej, Haradinaj theksoi se Kosova nuk do ta lejojë krijimin e temave false që kanë si qëllim ndarjen e vendit.

Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënësës së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i paprecedentë, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës.

Ramush Haradinaj, Kryeministri i Kosovës

Kjo deklaratë e Haradinajt vjen pas deklaratave të zëdhënëses së Komisionit Evropian Maja Kocijancic për median serbe "Tanjug", se të gjitha cështjet e pazgjidhura ndërmjet dy shteteve duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel dhe se BE-ja vijon të jetë në pritje të pezullimit të taksës ndaj mallrave të importuara serbe.

Komento

Komente

  • Albanese: 06/02/2019 09:54

    Kocijancic shikoj mbiemrin dhe kuptohet se anën e kujt do mbaj. Turp!!

    Përgjigju
  • ahmet: 05/02/2019 17:49

    BE le te kerkoj nga Serbia,qe te ndryshoj Kushtetuten e saj,qe ta hjek Kosoven si pjese teritoriale te saj ?? E mos ta futin hunden aty ku skan te drejte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?