Haradinaj kundër masave të reja anti-COVID: Qeveria nuk menaxhoi dot situatën, po i bie në qafë qytetarëve

21 Janar 2022, 22:01| Përditesimi: 21 Janar 2022, 22:11

  • Share

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë kundër masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas tij qeveria nuk ka e ka menaxhuar situatën e COVID dhe po u bie në qafë qytetarëve.

Ai shkruan në ‘Facebook’ se këto masa nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit.

“Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë. Këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç edhe është dëshmuar.

Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndjeshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ad hoc e ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”, shkruan Haradinaj.


Lajmi kryesor:

Kosova ashpërson masat anti-COVID, ora policore nis në 22:00, lokalet e hapura deri në 21:00! Nuk lejohen klubet e natës


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?