Haradinaj para varrit të Ibrahim Rugovës

Kosova & Rajoni

Haradinaj përulet para varrit të Ibrahim Rugovës: Vlerë e patjetërsueshme për shtet të pavarur e jetësor

26 Gusht 2019, 14:33| Përditesimi: 26 Gusht 2019, 14:42

  • Share

KOSOVË- Kryeministri që dha dorëheqjen pak kohë me parë, pasi u thirr në Gjykatën e Hagës, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe në varrin e presidentit Ibrahim Rugova dhe ka ndarë disa caste me familjen Rugova. Ai është përulur në varrin e tij dhe e konsideron si qenie të patjetërsueshme që shërben  si pikënisje e sovranitetit dhe integritetit  të shtetit. Homazhet sipas tij kanë qenë si shenjë nderimi për angazhimin e tij për Kosovën si shtet të pavarur e paqësor.

Në postimin e tij ai shkruan: "Vizioni politik i presidentit Rugova përveç që është vlerë e patjetërsueshme, na shërben edhe si pikënisje, se sovraniteti dhe integriteti i shtetit, janë parime të paprekshme dhe të panegociueshme. Në shenjë nderimi për angazhimin e tij jetësor për shtet të pavarur e paqësor, si dhe orientimin properëndimor të Kosovës, sot, kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Po ashtu, në një vizitë miqësore ndava disa çaste me familjen e respektuar Rugova, një traditë e marrëdhënies së mirë dhe e respektit të ndërsjellë."

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?