Haradinaj: Presim që BE-ja të tregojë përkushtim të ngjashëm me SHBA-të

6 Shtator 2020, 13:06| Përditesimi: 6 Shtator 2020, 13:08

  • Share

Edhe pse fillimisht e kundërshtoi fuqishëm marrëveshjen Kosovë- serbi të nënshkruar në Washington, kreu i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, e cilësoi atë “dëshmi të lidershipit botëror” dhe “konfirmim të interesit” që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “paqe, prosperitet ekonomik dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon”. Në anën tjetër Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Vatikanit që të rishikojnë politikën e tyre kundrejt  Kosovës, të njohin pavarësinë e saj dhe të liberalizojnë vizat. 

 “Pritjet tona janë që edhe BE-ja të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Lutjet tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e Shenjtë do ta njohë Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran,” thekson në fjalën e tij Haradinaj.

Që nga  17 shkurti 2008 kur Kosova, shpalli pavarësinë e saj, atë e kanë njohur 24 shtete anëtare , pasi Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, qëndrim i cili mbahet edhe nga Vatikani.

Pas marrëveshjes së arritur më 4 shtator në Uashington, Serbia dhe Kosova  do të çojnë përpara zhvillimet e përbashkëta ekonomike  dhe për një vit do të ndalojnë tensionet politike.

Komento

Komente

  • dibran: 06/09/2020 14:06

    Ik more,KOKEQOSHE!!!!!! Jeni bere ju qe ti tregoni Amerikes dhe Europes perkushtimin....! Ik fshihu diku dhe mos e nxirr ate kokete qethur sepse asgje nuk ka brenda atij GRACI !!!!! AMERIKA dhe EUROPA e kane treguar me vepra DAHURINE per Kosoven!!!!! Ajo nuk perkushtohet per ju, HAJDUTE,BUKESHKELUR,INJORANTE, KARIERISTE-BUDALLENJ,Njerez tqe vetem doni te perfitoni nga e MIRA KOSOVE!!!!!! GELBAZE HEDH KOSOVA MBI FYTYRAT TUAJA KRIMINELE E HAJDUTE!!!! IKNI dhe lereni KOSOVEN TE JETOJE !!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?