Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është deklaruar së fundi se nuk do të lejohet që heqja e taksë 100% ndaj mallrave serbe, të jetë kusht për vijimin e mëtejshëm të dialogut Prishtinë-Beograd.
Përmes një intervistë të dhenë për RTV21, Kryeministri Hardinaj ka thënë se nëse taksa është problemi dhe do të konsiderohet më i rëndësishëm se vetë dialogu për të dy vendet, atëherë ajo nuk do të hiqet kurrë.
“Nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, kurrë s’kemi për ta hequr, kurrë mbi këtë dhe. Nëse taksa qenka problemi, kurrë s’kemi për ta heq. Nëse përmes taksës ne i tregojmë vendin Serbisë, pse duhet ta heqim, ata nuk duan të na njohin, s’po duan marrëdhënie fqinjësore, po duan ne t'ua blejmë mallin,ndërsa ata të na parashtrojnë kushte që ne të shkojmë në tryezë negociuese”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i qeverisë së Kosovës ka thënë se nëse shefja e politikës së Jashtme Federica Mogherini nuk do të vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës, atëherë mos ta thërras dialogun.
Qeveria e Kosovës, mori vendimin për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe më 21 nëntor 2018 nderkohë që ndërkombëtarët kanë bërë vazhdimisht thirrje për anulimin e saj.
Komente

Ec aty plako ne shtepin tende komandon ti jo serbi na bene krenar si shqiptar qe jam flmnders
PërgjigjuO ti je burr shteti. Ti i duhesh Shqipris se madhe dhe shqiptarve
Përgjigju