Receta

Harapash me djathë, sallam dhe salcë të kuqe nga zonja Albana

31 Janar, 12:01| Përditesimi: 31 Janar, 12:03

  • Share

Harapash me djathë, sallam dhe salcë të kuqe

Përbërësit:

  • 2 gota miell misri
  • 4 gota lëng mishi
  • 100 gr djathë i bardhë i thërrmuar
  • 50 gr gjalpë
  • 100 gr sallam i prerë në feta
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër
  • 200 ml salcë domatesh
  • Piper i zi dhe spec i kuq
  • Kripë sipas shijes

Përgatitja:

Në një tenxhere ziejmë lëngun e mishit, shtojmë miellin e misrit gradualisht, duke e përzier vazhdimisht me një lugë druri për të shmangur krijimin e kokrrizave. Kur masa të fillojë të trashet, shtojmë gjalpin dhe djathin e thërrmuar, duke vazhduar përzierjen derisa të lidhet mirë. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim sallamin derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë hudhrën e grirë dhe e kaurdisim lehtë. Hedhim salcën e domates, pak kripë, piper dhe spec të kuq, duke e lënë të ziejë për disa minuta derisa të trashet. Harapashin e servirim në pjata të thella, sipër shtojmë sallamin me salcë. Mund të spërkatim pak djathë të thërrmuar dhe pak spec të kuq për më shumë shije.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?