Kronikë

Harari: Mësimet nga një vit pandemi

29 Mars 2021, 09:40| Përditesimi: 29 Mars 2021, 10:08

  • Share

Yuval Noah Harari është konsideruar si një ndër mendjet më të ndritura të kohës sonë. Librat e tij janë kthyer në bestseller absolut, duke dhënë një pasqyrë të qartë të historisë së njerëzimit, të asaj çfarë kemi qenë dhe do të jemi në të ardhmen. Në këtë artikull për Financial Times ai bën një përmbledhje të një viti pandemik, duke argumentuar pikat të cilat kanë nevojë për rishikim dhe hedh dritë mbi pyetjen që na rëndon të gjithëvë: Si është e mundur që në vitin 2021 nuk mund të mbajmë nën kontroll një pandemi? Ndikimin që kjo e fundit ka mbi ekonominë botërore por edhe ndikimin që automatizimi dhe digjitalizimi ka patur mbi shërbimin online. A janë udhëtimet esenciale për tregëtinë globale? Cili është kandidati kryesor kërcënues për njerëzimin në të ardhmen? Të gjitha këto vijnë duke kthyer sytë nga një perspektivë më e gjerë historike dhe duke bërë njëkohësisht një parashikim tronditës mbi të ardhmen.

Në një vit me zbulime shkencore dhe dështime politike çfarë mund të mësojmë për të ardhmen? Si mund ta përmbledhim vitin pandemik nga një perspektive historike më e gjerë? 

Shumë njerëz besojnë se tarifa e tmerrshme e coronavirus-it demonstron pafuqinë e njerëzimit përballë fuqisë së natyrës.Në fakt, 2020 tregon se njerëzimi është shumë larg të qënit i pafuqishëm. Epidemitë nuk janë më forca të pakontrollueshme të natyrës. Shkenca i ka kthyer ato në një sfidë të përballueshme. 

Pse atëherë, ka pasur kaq shumë vdekje dhe vuajte? -Për shkak të politikave të këqija. Në epokat e hershme, kur njerëzit përballeshin me një pandemi si 'Vdekja e zezë', ata nuk e kishin idenë se kush e shkakonte atë apo se si ta ndalonin atë. Kur në vitin 1918 goditi gripi, shkencëtarët më të mirë në botë nuk mund ta identifikonin virusin vdekjeprurës,shumë nga masat e marra rezultuan jofunksionale, dhe përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë efektive rezultuan të kota. 

Ishte shumë ndryshe me Covid-19. Alarmi i parë për një epidemi të mundshme filloi në fund të dhjetorit të 2019. Në 10 janar 2020,shkencëtarët jo vetëm që e izoluan virusin përgjegjës por gjurmuan gjenomin e tij dhe publikuan informacione online. Në vetëm pak muaj u bë e qartë se cfarë masash mund të ngadalësonin dhe ndalonin shansin e infektimit. Në më pak se një vit u prodhuan disa vaksina efektive. Në një luftë midis njerëzimit dhe patogjenëve njerëzimi nuk ka qenë kurrë kaq i fuqishëm. 

Lëvizja e jetës online 

Krahas arritjeve të papara të bioteknologjisë, viti i pandemisë nxorri në pah edhe fuqinë e teknologjisë së informacionit. Në epokat më parë, njerëzimi rrallëherë mund të ndalonte epidemitë sepse njerëzit nuk mund të monitoronin shanset e infektimit në kohë reale, dhe sepse kosto ekonomike e izolimit për një kohë të gjatë ishte e ndaluar.

Në vitin 1918 ju mund të karantinonit njerëzit që kishin ardhur me gripin e tmerrshëm, por nuk mund të gjurmonit lëzivjet e personave, simptomat e të cilëve ende nuk ishin shfaqur ose ishin asimptomatikë.Dhe nëse do të urdhëronit të gjithë popullsinë e një shteti që të qëndronte në shtëpi për javë me rradhe, do të rezultonte në një ekonomi të rrënuar, shkatërrim social dhe  vdekje masive nga uria. 

Në kontrast, në vitin 2020 vëzhgimi digjital e bëri shumë më të lehtë monitorimin dhe piketimin e vektorëve të sëmundjes, që do të thotë se karantina mund të jetë më selektive dhe më efektive. Edhe më e rëndësishme, automatizimi dhe interneti e bëri izolimin për një kohë të gjatë të sukseshëm, të paktën në vendet e zhvilluara. Ndërkohë që në disa pjesë të vendeve që janë akoma në zhvillim, eksperienca njerëzore të kujton ende plagët e kaluara, në pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara revolucioni digjital ndryshoi gjithçka. 

Nëse marrim parasysh bujqësinë. Për mijëra vjet prodhimi i ushqimit mbështetej në punën e njeriut dhe rreth 90% e njerëzve punonin në bujqësi.Sot në vendet e zhvilluara nuk ndodh më kjo. Në SHBA, vetëm 1.5% e njerëzve punon në bujqësi, por kjo është mjaftueshëm jo vetëm për t'i ushqyer të gjitha familjet por edhe për ta bërë SHBA-në një lider në eksportimin e ushqimit. Pothuajse e gjithë puna bujqësore bëhet nga makineritë të cilat janë imune ndaj sëmundjeve. Kështu që izolimi ka një impakt minimal në bujqësi. 

Inovacioni njerëzor ka mekanizuar prodhimin e ushqimit

Imagjinoni një fushë gruri gjatë kulmit të ' vdekjes së zezë'. Nëse do t'i thonit fermerëve të qëndrojnë në shtëpi gjatë kohës së korrjes, do të çonte në uri. Por nësë u thua fermerëve të vijnë dhe të korrin, mund të infektojnë njëri-tjterin.Cfarë të bësh? 

Tani imagjinoni të njëjtën fushë më grurë në 2020. Thjesht një kombajnë e vetme e drejtuar nga  GPS mund të korr të gjithë fushën me një efikasitet shumë më të madh dhe me zero shanse për infektim. Ndërkohë që në vitin 1349 një fermer korrte mesatarisht rreth 5 bimë gruri në ditë. Ndërsa Covid-19 nuk ka ndonjë impakt signifikant, në prodhimin global të drithërave kryesorë si gruri, misri dhe orizi. 

Të ushqesh njerëzit nuk mjafton të korrësh drithëra. Ti duhet ta transportosh atë, ndonjëherë qindra kilometra larg. Për pjesën më të madhe të historisë, tregëtia ishte 'vrasësi' kryesor në historinë e pandemisë. Patogjenët vdekjeprurës lëviznin rreth botës në anijet me mallra. Për shembull, 'vdekja e zezë' kaloi nga Azia lindore në Lindjen e Mesme përgjatë rrugës së mëndafshit dhe ishin anijet tregtare gjenoveze që më pas e mbartën drejt Europës. Tregtia përbënte një kërcënim kaq vdekjeprurës sepse cdo anije kishte nevojë për një kapiten, dhjetëra marinarëve u kërkohej që të operonin edhe me anije të vogla,kështu që anijet e tejmbushura me njerëz ktheheshin në vatrat e sëmundjes. 

Në vitin 2020 tregëtia globale mund të funksionojë më lehtësisht sepse përfshin shumë më pak njerëz. Një anije kontinier e automatizuar sot mund të mbajë më shumë ton sesa flota tregtare e një mbretërie të tërë të hershme moderne. Në viitn 1582, flota tregtare angleze kishte një kapacitet mbajtës rreth 68.000 ton dhe kërkonte rreth 16.000 marinarë. Anija kontinier OOCL Hong Kong, e pagëzuar në vitin 2017, mund të mbajë rreth 200.000 ton ndërkohë që ka nevojë për një ekuipazh prej rreth 22 vetësh.

E vërtetë, anijet turistike me qindra turistë dhe aeroplanët e tejmbushur me pasagjerë luajtën një rol të madh në përhapjen e Covid-19. Por turizmi dhe udhëtimet nuk janë esenciale për tregëtinë. Turistët mund të qëndrojnë në shtëpi dhe njerëzit e biznesit mund të komunikojnë në Zoom ( rrjet online komunikacioni) ndërkohë që anijet automatike fantazmë dhe trenat pothuajse pa njerëz udhëheqës mbajnë në lëvizje ekonominë globale. Ndërsa turizmi ndërkombëtar ra në 2020, volumi i tregtisë globale detare ra vetëm me 4%. Automatizimi dhe dixhitalizimi kanë pasur një ndikim edhe më të thellë në shërbim. Në vitin 1918 nuk mund të mendohej që zyrat, shkollat, gjykatat apo kishat mund të funksionin në një periudhë izolimi total. Nëse mësuesit dhe studentët do të kyçeshin në shtëpitë e tyre, si mund të realizoheshin orë mësimore? Sot ne e dimë përgigjen. Ndërprerjet online kanë shumë pengesa, jo më pak problemet psikologjike që lindin pas kësaj. Por thjesht fakti që kjo mund të funksionojë është mahnitëse. 

Në vitin 1918, njerëzimi banonte vetëm në botën fizike dhe kur virusi vdekjeprurës i gripit përfshiu këtë botë, njerëzimi nuk kishte ku te drejtohej. Sot shumë prej nesh banojnë në dy botë fizike dhe virtuale. Kur koronavirusi qarkulloi në botën fizike, shumë njerëz e zhvendosën pjesën më të madhe të jetës së tyre në botën virtuale, ku virusi nuk mund t'i ndiqte.Sigurisht që njerëzit janë ende qënie fizike dhe jo gjithcka mund te digjitalizohet. Viti i covid ka nxjerr në dritë  rolin e rëndësishëm që shumë profesione të keqpaguara luajnë në mirëmbajtjen e cilivizimit njerëzor: infermierët, sanitarët, shoferët e kamioneve, arkëtarët dhe postierët. Shpesh thuhet se çdo civilizim është tre vakte larg barbarizmit. Në vitin 2020, postierët ishin vija e kuqe e hollë që mbante civilizimin të bashkuar. Ata u kthyen në linjat tona jetësore më të rëndësishme për jetën fizike. 

Të shtrënguar fort pas internetit 

Ndërsa njerëzimi automatizon, dixhitalizon dhe zhvendos aktivitetet në internet, ajo na ekspozon ndaj rreziqeve të reja. Një nga gjërat më të shquara për vitin Covid është se interneti nuk u prish. Nëse papritmas rrisim sasinë e trafikut që kalon në një urë fizike, mund të presim bllokime të trafikut, dhe ndoshta edhe shembje të urës. Në vitin 2020, shkollat, zyrat dhe kishat u zhvendosën në internet pothuajse brenda natës, por interneti nuk u shkatërrua.Ne vështirë se mendojmë për këtë, por duhet ta bëjmë. Pas 2020  e dimë që jeta vazhdon edhe nëse një shtet i tërë është në izolim fizik. Tani përpiqu të imagjinosh nëse infrastruktura jonë digjitale shkatërrohet. 

Teknologjia e informacionit na ka bërë më elastikë përballë viruseve organike por gjithshtu na ka bërë shumë më vulnerabël ndaj viruseve virtuale dhe luftës kibernetike. Njerëzit shpesh pyesin:Cili është Covidi i rradhës? Një sulm në infrastrukturën tonë digjitale është  kandidati kryesor. Koronavirusit iu deshën disa muaj për tu shpërndarë nëpër botë dhe të infektojë miliona njerëz. Infrastruktura jonë digjitale mund të shkojë në kolaps brenda ditës. Dhe ndërsa shkollat dhe zyrat mund të zhvendosen me shpejtësi në internet, sa kohë mendon se do të duhet të kthehesh pas nga e-maili në një postë të modelit të vjetër?

Anti-virusi për botën

Argumentet rreth asaj që ndodhi në 2020 do të jehojnë për shumë vite. Por njerëzit e të gjitha kampeve politike duhet të bien dakord për të paktën tre mësime kryesore. Së pari ne duhet të ruajmë infrastrukturën tonë digjitale. Ka qenë shpëtimi ynë gjatë kësaj pandemie por së shpejti mund të jetë burim i një katastrofe edhe më të keqe. 

Së dyti, secili shtet duhet të investoje më shumë në sistemin e shëndetit publik. Kjo duket e qartë, por ndonjëherë politikanët dhe votuesit janë të suksesshëm pikërisht në injorimin e mësimit më të qartë. 

Së treti, ne duhet të krijojmë një sistem të fuqishëm global për të monitoruar dhe parandaluar pandemitë. Në luftën shekullore midis njerëzve dhe patogjenëve, vija e frontit kalon nëpër trupin e secilës qënie njerëzore. Nëse kjo linjë shkëputet kudo në planet, na vendos të gjithëve në rrezik. Edhe njerëzit më të pasur në vendet më të zhvilluara kanë një interes personal për të mbrojtur njerëzit e varfër në vendet më pak të zhvilluara. Nëse një virus hidhet nga një shkop tek një njëri në një fshat të varfër në një xhungël të largët, vetëm në pak ditë ky virus do të bëjë një shëtitje në Ëall street. 

Skeleti i një sistemi të tillë global anti-murtajë tashmë ekziston në formën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe disa institucioneve të tjera. Por buxhetet që mbështesin këtë sistem janë të pakta.Ne duhet t'i japim këtij sistemi më shumë ndikim politik dhe shumë më shumë para, në mënyrë që të mos varet tërësisht nga tekat e politikanëve që i shërbejnë vetes. Siç e përmenda më herët, nuk besoj se ekspertët e pazgjedhur duhet të marrin vendimetë rëndësishmë  për politikat.

Por një lloj autoriteti i pavarur global shëndetësor do të ishte platforma ideale për përpilimin e të dhënave mjekësore, monitorimin e rreziqeve të mundshme, ngritjen e alarmeve dhe drejtimin e kërkimit dhe zhvillimit.

Shumë njerëz shqetësohen se Covid-19 shënon fillimin e një vale pandemish të reja.  Por nëse implementohen mësimet e mësipërme, tronditja nga Covid-19 mund të rezultojë që pandemitë të bëhen më pak të zakonshme.Njerëzimi nuk mund të parandalojë shfaqjen e patogjenëve të rinj. Ky është një proces i natyrshëm evolucionar që ka vazhduar për miliarda vjet dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Por sot njerëzimit ka njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të parandaluar një patogjen që të përhapet dhe kthehet në një pandemi. 

Nëse Covid-19 vazhdon të përhapet në 2021 dhe të vrasë miliona ose nëse edhe një pandemi më vdekjeprurëse godet njerëzimin në 2030 , kjo nuk do të jetë asnjë fatkeqësi natyrore e pakontrollueshme, as një ndëshkim nga zoti. Do të jetë një dështim njerëzor dhe më saktësisht një dështim politik. 

Financial Times 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?