Banesa e dëmtuar e çiftit Pasha

Kronikë

Harrohen pas telenovelave dhe lënë gjellën në zjarr, merr flakë banesa në Berat, shpëton mrekullisht çifti

7 Tetor 2021, 14:59| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 15:24

  • Share

BERAT- Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në një banesë në zonën e ish/merkatos në lagjen "13 Shtatori" në Berat. Mësohet se shtëpia e Astrit Pashës u përfshi nga flakët, pas shpërthimit të një bombule të vogël gazi. Sipas dëshmive, çifti kishte vendosur gjellën në zjarr, por ishin harruar pas televizorit duke parë telenovela.

Pas djegies së tenxheres ka shpërthyer edhe bombola e gazit, që fatmirësisht nuk ka qenë e mbushur plotësisht. Pas konstatimit të rënies së zjarrit, kryefamiljari ka dalë jashtë banesës me gruan dhe ka njoftuar zjarrëfikësen.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrëfikësish, të cilët kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit. Pavarësisht shuarjes së zjarrit në një kohë të shkurtër pjesa më e madhe e banesës është shkrumbuar, por fatmirësisht çifti Pasha nuk mori asnjë lëndim.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?