'Harrohet' COVID! Në lokal pa maskë, Report Tv vëzhgim në baret dhe restorantet e kryeqytetit

1 Tetor 2020, 17:50| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 18:21

  • Share

Pas rreth 7 muajsh ambjentet e mbyllura të bareve dhe restoranteve janë rihapur sërisht nën një protokoll të rreptë sigurie me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid19. Ky protokoll i miratuar nga Minisitria e Shëndetësisë duket se mbetet vetëm në letra pasi në këto ambjente këto rregulla nuk gjejnë zbatim.

Tavolinat nuk janë të vendosura dy metra larg njera tjetërs. Korridori posacërisht për levizjen e klientëve nuk ekziston.

 Kjo panoramë të ofrohet brenda loklave dhe restoranteve ditën e parë të rihapjes.

Edhe vetëshërbimi që sipas protokollit anti covid  është kategorikisht i ndaluar, vijon normalisht në ato bar kafe që e ofrojnë këtë mundësi

Injorimi i masave mbrojtese nuk shfaqet vetëm tek qytetarët që i frekuentojne  keto ambjente. Por edhe nga personeli i tyre të cilët, nuk mbajnë maskë

1 tetori shënoi u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë si datë për  hapjen e ambienteve të mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave por të shoqëruar me protokoll sigurie me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?