Harrohet poeti disident Havzi Nela! Në 36-vjetorin e vdekjes, bashkëshortja e vetme kërkon drejtësi: Të dënohen xhelatët e diktaturës

10 Gusht, 15:52| Përditesimi: 10 Gusht, 16:10

  • Share

Këtë herë e vetme, por nuk mund të mungonte. Si çdo 10 gusht, Lavdie Nela u shfaq me një tuftë lule në dorë pranë bustit të bashkëshorit të saj, poetit disdent Havzi Nela, që u ekzekutua nga regjimi komunist në Kukës për shkak të veprave dhe qëndrimeve kundër diktaturës.

Poeti disident i regjimit komunist dhe autori i mijëra vargjeve u dënua me vdekje dhe u var me litar në qendër të qytetit të Kukësit 10 gushtin e vitit 1988, ditë që mes thirrjesh të përsëritura ndaj autoriteteve qëndrore e lokale, bashkëshortja e tij kërkon të shpallet dita e rezistencës anti-komuniste.

“Kukësi duhet të nderohet me këtë emër. Unë kërkoj drejtësi. Ai që firmos ishte kryexhelati më i madh Femi Avdiu, kriminele Fatmire Laska, Liri Robo, Hekuran Isai, janë shumë emra që nuk kanë dalë para drejtësisë dhe as nuk i përmendin se nuk u dhimbet Havzi Nela. Data 10 gusht në formë institucionale të shapllet dita e qëndresës kombëtare për të gjithë të burgosurit politik”, shprehet bashkëshortja e poetit.

E zhëgnjyer nga autoritetet, pasi sipas saj nuk kanë vënë drejtësi për gjakun e Havzi Nelës, Lavdie Nela shprehet:

Diktatura enveriste, staliniste, gjakpirëse e pamëshirshme. Ai është martir i demokracisë, simboli i lirisë dhe heroi i kombit.  Këta kriminelët që dhanë vendimin, që firmosën e vulosën janë sot të lirë. Shtetit nuk ka ligje, sepse të kishte ligje i dënonin dhe i çonin në burg. Unë i dua në burg sepse nuk falet gjaku i tij!  Ka qënë i pafajshëm sepse ka kërkuar liri, demokraci, të drejtat e njëriut. Për liri e fali  jetën”.

Në 36 vjetorin e vdekjes së tij, i harruar nga autoritetet lokale, qëndrore apo edhe politika, i vetmi që shprehet për mikrofonin e Report TV është shkrimtari Petrit Palushi që i ka dedikuar disa vite studimit të figurës së Havzi Nelës dhe veprave të tij.

“Ditë tragjike për kuksianët sepse e kanë para të varur. U kryqëzua Havzi Nela për shkak të lirisë. Në orën 3.30 të mëngjesit dhe e kanë hequr nga vendi i ekzekutimit në 11 paradite. E kanë lënë trupin në një karroceri gjithë natën i kanë hedhur një mbulesë dhe i hidhnin ujë se ishte shumë nxehtë.

E kanë varrosur jo normalisht si gjithë të tjerët, por kanë gjetur një gropë shtylle elektrike bosh dhe e kanë hequr më 20 gusht të 1993, 5 vjet më vonë sepse nuk e tregonin se ku ishte”, kujton me dhimbje, Petrit Palushi.

Nga radhët e demokratëve, poetin Havzi Nela e ka kujtuar Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale ku e cilëson 'si monument njerëzor të rezistencës antikomuniste, të kurajos qytetare dhe intelektuale'.

“Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri! Liria më thërret, vdekja nuk më tund.” ishin vargjet e fundit të Havzi Nelës disa muaj para ekzekutimit të tij në mës të qytetit.

 

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilir: 11/08/2024 14:33

    HAVZIUN E VRAU KOMUNISTI KRISTAQ RAMA,,,BABAI I EDI RAMWS,,SA TURP..

    Përgjigju
  • E verteta: 10/08/2024 19:05

    Martir sepse i rembeu armen dhe plagosi nje ushtar kufiri gjate momentit qe vajten ta arestonin ne shtepine e nje mikut te tij i cili e kallezoi se po aratisej? Ju qe keni lexuar dosjen thojini gjerat siç ishin sepse ja keni borxh brezave, boll politizuat ceshtje banale duke krijuar martire dhe heronj te paqene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?