Harroi 3 kg flori në tren, ende pas 8 muajsh autoritetet zvicerane kërkojnë pronarin

15 Qershor 2020, 14:55| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 14:57

  • Share

Harroi 3 kg flori në tren, ende pas 8 muajsh autoritetet zvicerane kërkojnë pronarin

Një çantë plot me ar u harrua në Zvicër në një tren midis St. Gallen dhe Lucerne që në muajin tetor të vitit të kaluar.

Por e dini se kush është me e cuditshme në të gjithë historinë?

Që nga ai moment ku valixhja me 3 kg ar brenda që ka vlerë 170 mijë euro nuk është kërkuar ende nga asnjë person tek autoritetet e trenit.

Përpjekjet e autoriteteve zvicerane për të zbuluar pronarin ishin të pasuksesshme. Kjo ishte arsyeja përse një gjë e tillë u bë publike, me shpresën se dikush do të kujtohej.

Sipas legjislacionit zviceran, pronari ka pesë vjet për të paraqitur në prokurorinë e Lucernës kërkesën për të tërhequr sasinë e arit.

Megjithatë është e paqartë se si autoritetet do të verifikojnë pretendimet e secilit që vjen për të kërkuar pronësinë e arit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?