Tentativat për të hequr unazën nga gishti

Sport

Nuk hiqte dot unazën e martesës, mbrojtësi mbetet jashtë formacionit zyrtar (VIDEO)

19 Gusht 2018, 21:37| Përditesimi: 19 Gusht 2018, 22:00

  • Share

Ndeshja e kampionatit hungarez mes Debreceni dhe MTK Budapest u shty për disa minuta pas një ndodhie të pazakontë.

Mbrojtësi Erik Cikos u pikas nga arbitri me unazë në dorë, send i cili nuk lejohet në fushën e blertë.

30-vjeçari doli jashtë fushës dhe bashkë me ndihmën e stafit teknik nuk ia doli ta hiqte unazën nga gishti.

Pas shtatë minutave të pafrytshme, ndeshja rifilloi dhe Cikos u zëvendësua nga Erik Kusnyir.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?