Legjenda e WWE, John Cena dhe e dashura e tij Nikki Bella

VIP & Spektakël

Harrojeni propozimin përpara 70 mijë personave, John Cena dhe Nikki Bella i japin fund lidhjes së tyre

31 Korrik 2018, 12:08| Përditesimi: 31 Korrik 2018, 12:15

  • Share

Në momentin kur pritej të behej martesa e tyre,John Cena i ka dhënë fund lidhjes së tij me Nikki Bellan. TMZ shkruan se çifti ka marrë vendimin e papritur vetëm pak javë para se të mbahej damsa madhështore.

Sipas medias së huaj shkak i kësaj ndarjeje mendohet të jetë bërë angazhimi profesional i të dy palëve në drejtime të ndryshme.  Nikki aktualisht po xhiron në SHBA filmin “Total Bellas” ndërsa John  po merret me disa projekte në Kinë kjo distancë ka bërë që marrëdhënia e tyre të ftohej dhe ta mendonim sërish idenë  e martesës.

Burime të afërta me aktoren janë shprehur për “TMZ” që Nikki ndihet e palumtur, e pasigurt dhe nuk i pëlqen ideja që po jetonte në një zonë ‘gri’. Pavarësisht lutjeve të John, ishte Nikki ajo që vendosi t’i jepte fund lidhjes.  

Vetëm përpara tre muajsh, legjenda e WWE, John Cena, është ulur në gjunjë në arënën e “WrestleMania 33”, për t’i propozuar martesë të dashurës së tij, Nikki Bella, përpara 70.000 të pranishmëve. Përgjigjia ishte një ‘Po’, e shoqëruar me puthje.

(Foto nga propozimi i John Cena-s në arenën e “WrestleMania 33” përpara 70.000 të pranishmëve)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: