Shëndeti

Harrojini ilaçet! Nga kura me shalqi te mustaqet e misrit, eksperti: Përdorni kura bimore për të luftuar sëmundjet e veshkave

14 Tetor 2019, 12:03| Përditesimi: 14 Tetor 2019, 12:26

  • Share

Janë kthyer në një nga problemet më të rënda të shëndetit të njeriut, por te sëmundjet e veshkëve ndikon drejtpërdrejtë stili i të ushqyerit.

Mënyra e ushqyerjes dhe stili i jetës kanë impakt direkt në funksionin e tyre prandaj rekomandohet që të ndiqet një dietë e shëndetshme, e cila në përbërjen e saj ka edhe çajrat bimorë.

Agronomi Zef Gjeta thotë në “Rreze Dielli” se një grup bimësh janë shumë efikase në zvogëlimin e problemeve te veshkat. Krahas frutave të tilla si shalqi, Gjeta thotë se çajrat që përftohen nga bimët janë një kurë e mirë alternative për të kuruar sëmundjet dhe gurët në veshka, duke eleminuar kështu ilaçet e panevojshme.

“Majdanozi është një nga ato bimët shumë të mira që ne e përdorim rrallë, por duhet ta përdorim më tepër. Ne kur përdorim lëng frutash, duhet t’i hedhim dhe perime, majdanoz, spinaq. Majdanozi na ndihmon në përmirësim të klimës së veshkëve e rrugëve urinare. Ka receta të ndryshme me të, e përdorim me limon, mjaltë etj. Xhinxheri është një tjetër produkt që njerëzit i sikletos, por është shumë e mirë për t’u përdorur si çaj për veshkët. Kemi në Shqipëri dëllinja të kuqe dhe të zeza. Është shumë e njohur, mblidhet dhe eksportohet. Si çaj është shumë i mirë dhe efikas për kurimin e gurëve në veshka”, thotë Gjeta.

Por Gjeta ‘zbulon’ edhe një tjetër çaj që lufton sëmundjet e veshkave. Ai thotë se çaji i mustaqeve të misrit është shumë efikas.

Nëse vuani nga sëmundjet e veshkave, përdorimi në dietën tuaj i qershisë mjedrës dhe cajit apo kombinimet e çajrave që përftohet nga to janë po ashtu të këshillueshëm.

D.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?