VIP & Spektakël

Harrojini vajzat sexy! Ky burrë me fustan në Oscar do ju lërë gojëhapur (FOTO)

25 Shkurt 2019, 12:45| Përditesimi: 25 Shkurt 2019, 13:08

  • Share

Në eventin e rëndësishëm të dedikuar kinematografisë dhe filmit, në mesin e shkëlqimit, takave dhe veshjeve sensuale, gjithë vëmendjen e ka rrëmbyer aktori i njohur, Billy Portner.

Ai ka kaluar në tapetin e kuq, jo me kostumin tradicional, por me një fustan që bëri të gjithë të kthenin kokën.

Pjesa e sipërme e veshjes së tij i ngjan një kostumi, ndërsa fundi ka prerjen e një fustani princeshash. Veshja e aktorit është realizuar nga stilisti Christian Siriano.

‘Në Oskar duhet të vishesh mirë’ ka pohuar aktori lidhur me veshjen e tij të veçantë që po përflitet gjerësisht.

Kjo nuk është hera e parë që ylli amerikan zgjedh të vishet ndryshe nga rryma, duke cilësuar modën si një mundësi për të shprehur lirshëm veten e tij.

1/3
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?