Këngëtari Butrint Imeri është vënë në fokus të portaleve ditët e fundit, pasi po përflitet se ai ka nisur një romancë të re me një 22-vjecare, me të cilën ndau edhe foto dhe video në profilin e tij në instagram.
Butrinti u shfaq pak kohë më parë krah një vajze dhe kaq u desh që të aludohej për një romancë të re, pavarësisht se vajza nuk dihej se kush ishte.
Këngëtari i njohur ka publikuar disa fotografi nga pushimet në Meksikë, në një prej të cilave ai shfaqet i shoqëruar nga një femër në bikini e cila qesh në krahët e tij. Imazhi vetë tregon se bëhet fjalë për të dashurën e tij të re.
Vajza ‘misterioze; që ka pozuar krah këngëtarit është nga Venezuela dhe quhet Emily Acevedo dhe ajo është shumë e re, vetëm 22 vjeç.
Pak ditë më parë këngëtari ndau në profilin e tij një video me bukuroshen 22-vjecare, duke bërë kureshtarë ndjekësit e tij, nëse bëhet fjalë për një lidhje mes tij dhe vajzës në video apo ajo është thjesht pjesë e ndonjë videoklipi të ardhshëm. Ata u shfaqen të lumtur në një makinë duke kënduar një këngë të Rihannës.
Kujtojmë se Imeri është përfolur shpesh për romancat e tij në showbiz-in shqiptar, e sidomos për lidhjen e tij me moderatoren Kiara Tito.
SA MIRE KE BO QE E KE HARRU
Përgjigju