Anglia ka kaluar në çerekfinale, pasi mposhti Kolumbinë pas gjuajtjeve të penalltive. Përsëri rol vendimtar pati Harry Kane, sulmuesi i Tottenham, që pasi fitoi penallti, e shënoi me saktësi në qendër të portës po vetë. Edhe në gjuajtjet e 11-metërsha pas shtesës, ai u tregua i saktë.
Ishte goli i gjashtë për Kane në Botërorin e Rusisë dhe ai është një hap larg “Këpucës së artë” të këtij kompeticioni, teksa do të kërkojë të shënojë edhe Suedisë.
Tre gola i ka shënuar me penallti dhe 1 me devijim të çuditshëm ndaj Panamasë, por për të pak rëndësi ka, ai kërkon të rishkruajë në copëz historie, ashtu si Lineker bëri në vitin 1986, ku u shpall shënuesi më i mirë i Botërorit me 6 gola. Shifrat flasin në favor të Harry Kane. Që nga viti 1974, kur polaku Lato shënonte 7 gola, vetëm braziliani Ronaldo shënoi në 2002 shënoi 8 gola gjatë Botërorit.
Ndërsa në 2 botëroret e 2006 dhe 2010 nga 5 gola. Në 2014 Kolumbia u eliminua në çerekfinale dhe golashënuesi më i mirë u shpall Hames Rodruguez me 6 gola. Ndërsa Kane 6 gola i ka shënuar që tani dhe, nëse Anglia kalon me sukses edhe Suedinë, për sulmuesin britanik do të jenë në dispozicion edhe 2 ndeshje edhe sikur të eliminohej në gjysmëfinale, pasi luhet për vendin e tretë dhe të katërt.
Rivali më i fortë i Kane është Lukaku I Belgjikës me 4 gola. Megjithatë, do të ishte mrekulli që Lukaku t’i shënonte 2 gola Brazilit dhe Kane mos shënonte më. Më pas vjen Mbappe me 3 gola, rusët Cheryshev dhe Dzuba po me 3 gola, me këta të fundit që do të përballen me Kroacinë. Ndërsa Griezmann, Coutinho, Neymar dhe Hazard ndodhen në kuotën e 2 golave, ku thuajse është e pamundur të kapin Kane. Megjithatë, në futboll kurrë mos thuaj kurrë.