Harry Redknapp e quajti trajnerin e kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel një 'spiun gjerman' dhe u shfaq duke kryer një përshëndetje naziste gjatë një diskutimi për trajnerin e Anglisë në një ngjarje bamirësie. Redknapp, ish-trajneri i Portsmouth, Tottenham dhe West Ham, po fliste para një audiencë në një lokal në Londër javën e kaluar.
The Guardian ka parë pamjet e deklaratave të 78-vjeçarit për Tuchel, të cilat erdhën kur ai u pyet nëse Anglia kishte të drejtë për emërimin e gjermanit.
"Nuk e di," tha Redknapp përpara se të bënte komente për të argëtuar audiencën e tij. "Unë do të jem i sinqertë me ju, mendoj se ai është një spiun gjerman. Po ju them. Seriozisht, ai është dërguar për të na shkatërruar", tha ish-trajneri.
"Po, po, e kam seriozisht, ai është dërguar këtu për të na shkatërruar. Kështu është. Ai është si Lord Haw-Haw (William Joyce) gjatë luftës, i cili tha ‘ne kapëm ushtarët tuaj më të mirë’, dhe gjëra të tilla”, vijoi trajneri.
Për ata që nuk e dinë, William Joyce transmetonte propagandë naziste në Mbretërinë e Bashkuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Redknapp gjithashtu imagjinoi një urdhër të dhënë Tuchelit për të “shkuar atje dhe shkatërruar ekipin”, duke bërë një gjest të ngjashëm me përshëndetjen naziste.
Komente
