Harta e re gjyqësore, avokatët e Lezhës paralajmërojnë bojkot: Të merren në konsideratë propozimet tona

10 Janar 2022, 21:36| Përditesimi: 10 Janar 2022, 22:26

  • Share

Avokatet e Lezhës paralajmërojnë bojkot të punës, nëse nuk do merren në konsideratë propozimet e tyre në lidhje me hartën e re gjyqësore. Dhoma e avokatisë zhvilloi një takim në lidhje me këtë çështje dhe propozimet e tyre do i dërgohen Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

"Kishim sot një takim me Dhomën e Avokatisë në Lezhë për mbledhjen e opinioneve të të gjithë avokatëve në lidhje me hartën e re gjyqësore të propozuar nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë. Ka disa pika që e kundërshtojmë dhe do ia referojmë KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë", tha Elton Laska, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Lezhë.

Dhoma e Avokatisë Lezhë është totalisht kundër hartës së re gjyqësore të propozuar aktualisht, pasi sipas avokateve diçka e tillë cenon aksesin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe rrit kostot financiare për ta.

"Propozimet e secilit anëtar të Dhomës së Avokatisë ka të bëjë edhe me bojkotim të seancave ku prezenca e avokatit është e nevojshme si kusht për të marrë në konsideratë mendimin ton për mos ndryshimin e hartës pa u konsultuar mirë. Harta e re gjyqësore cenon aksesin e qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe pamundëson zhvillimin në kohë të seancave gjyqësore duke u tejzgjatur mbi 5 vite për të përfunduar në gjykatë Apeli pa llogaritur atë të Lartën", tha Erjon Gjoni, Sekretar i Dhomës së Avokatisë Lezhë.

Referuar hartës së re gjyqësore në Qarkun e Lezhës është parashikuar të ketë vetëm një gjykatë, ndërsa ajo e Kurbinit do të shkrihet. Ndërkohë më herët kanë dalë kundër edhe avokatët e Korçës dhe të Shkodrës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 10/01/2022 23:10

    Nuk thoni shyqyr qe spo e japin gjyqsorin dhe avokatine me PPP! Rrini rehat se su be qameti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?