Harta e re gjyqësore, avokatët protestë para KLGJ! Maks Haxhia: Do e çojmë në Kushtetuese

14 Korrik 2022, 10:46| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 15:23

  • Share

TIRANË- Ashtu siç kishin paralajmëruar, avokatët janë ngritur në protestë përpara Këshillit të Lartë Gjyqësor për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore. Nga protesta, Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar këtë draft.

“Do e çojmë në Kushtetuese, hapi i fundit. Nuk bëjmë protestë për të treguar forcën tonë”, tha Haxhia.

Një qëndrim i tillë i tyre, vjen një ditë pas deklaratave të ministrit të Drejtësisë Usi Manja dhe kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami në Komisionin e Ligjeve, të cilët bën të qartë se ky draft është përfundimtar dhe nuk do të ketë ndryshime.

Avokatët e konsideruan protestën si një përpjekje të fundit që KLGJ të rishikojë draftin për hartën e re gjyqësore. Ata theksojnë edhe njëherë se shkrija e gjykatave do të ndikojë drejtpërdrejtë të qytetarët, të cilët nuk do kenë mundësi aksesi në sistemin e drejtësisë, do t’u rriten kostot, por edhe fluksi në një gjykatë do të jetë më i madh.

Avokatët në protestë e konsiderojnë hartën e re gjyqësore të miratuar, teksa shprehen se protesta është e vonuar.

“Nuk ka problem nëse i shkrihet apo jo Tiranës, kam ardhur për problemet e popullit shqiptar, që po i mohohen të drejtat. Hartë në kundërshtim me interesat e popullit. Nuk jemi dëgjuar. Të gjithë këta avokatë janë mendja e ndritur e intelektualëve të Shqipërisë.

Kjo është e miratuar. Kjo protestë është shumë e vonuar”, shprehen ata.

Haxhia bëri me dije se në fillim të javës së ardhshme do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë për të marrë një vendim për avokatët që kanë thyer vendimin për bojkot të masave të sigurisë.

Avokatët prej javësh kanë bojkotuar seancat gjyqësore, si edhe masat e sigurimit. Lidhur me bojkotin e avokatëve ka pasur një reagim edhe nga qeveria. Vetë kryeministri Edi Rama tha se harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar duke thënë se bojkoti është i pavlerë. Mirëpo në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Dhomës së Avokatisë Kombëtare, Maks Haxhia tha se nuk kërkojnë nga qeveria, por KLGJ, duke thënë se ka mundësi për zgjidhje.

Report Tv ka mësuar se kjo hartë do të dërgohet në qeveri e cila nëpërmjet një vendimi do të miratojë propozimin e këshillit të lartë gjyqësor. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

Ora 16:48
Harta e re gjyqësore/ Presidenti Meta del në mbrojtje të avokatëve: KLGJ të dëgjojë zërin e tyre! Qytetarët kanë nevojë ta kenë afër drejtësinë

Presidenti Ilir Meta ka treguar mbështetjen dhe duket se i del në mbrojtje avokatëve për hartën e re gjyqësore dhe i bën thirrje KLGJ që të dëgjojë zërin e tyre. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meta thotë se Shqipëria ka nevojë për një sistem drejtësie të pavarur.

"Mbështes plotësisht kërkesat e drejta të Avokatëve Shqiptarë dhe në mënyrë të përsëritur nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë bashkëpunues dhe vendimmarrës, të dëgjojnë zërin e tyre dhe këshillat e Parlamentit Europian.

Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie plotësisht të pavarur, funksional dhe eficent!

Qytetarët presin një drejtësi sa më afër tyre, dhe jo një riorganizim të përqendruar që e largon drejtësinë prej tyre duke e bërë jo vetëm më të shtrenjtë dhe të vonuar, por edhe më të pamundur", tha Meta.

Ora 11:15
Harta e re gjyqësore, Maks Haxhia: Do ta çojmë në Kushtetuese

 

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se protesta duhet t'i shërbejë KLGJ për ta riparë edhe njëherë hartën gjyqësore. Haxhia tha për gazetarin e Report TV, Arsen Rusta se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për hartën e re gjyqësore.

“Nuk ndihemi të humbur në asketin që gjithë problemet nuk u morën parasysh. Ajo që ne donim të realizonim, e realizuam. Ja bëmë të qartë qytetarëve që kjo hartë gjyqësore do bie në kurriz dhe xhepave të tyre. Të shërbejë ky tubim si një thirrje e fundit për KLGJ dhe qeverinë për ta riparë edhe njëherë. Kjo hartë do krijojë problematika të mëdha. Ne nuk vëmë vija të kuqe, jemi profesionistë. Kemi paraqitur argumentet tona që drejtësia të jetë e realizueshme. Kemi propozuar shumë variante që janë mese të realizueshme dhe rezultat bindëse. Do e çojmë në Kushtetuese, hapi i fundit. Nuk bëjmë protestë për të treguar forcën tonë”, tha Haxhia.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meti Tirane: 14/07/2022 17:46

    Protesta e Avokate shoqeria civile presidenti i Republikes, te gjith kane të drejte, pasi te reduktosh 6 gjykata Adminstartive, dhe 13 te shkalles pare, ku do ankohesh per nja akt apo urdher te kundraligjem per largim nga puna nga pundhensit se nuk i permbushe deshirat e tije, vartesi apo specialistët, nga Adminstraten publike apo private, ku do ankohen, ku do kerkojne nje te drejte, kure me keto gjykata qe jane sot duhet te presësh tre deri pese vjet, per nje vendim. Ose gjykata penale denohet nje plak ne Porocan, se ka ndezur nje drite, do gjykohet ne Elbasan. Ose nje rast ne Tropje do shkoje ne Kukës, nje raste ne Aprripe apo Berishe te Pukes do udhtoje per gjykaten Shkoder 12 ore ne kembe!

    Përgjigju
  • Arber: 14/07/2022 14:49

    Remitsncat e komunizmit jane gjalle dhe nje nga keto edhte edhe mendesia dhe qendrimi i legjislativit dhe ekzekutivit nga avokatise si institucion .E duan avokatin formal pa rol pa funksion pa goje mundesisht edhe ta zgjedhin vete ne cdo proces .Dhe delet qe nuk ia kane haberin kujtojne se e gjith zurma behet kot .Do ju vij radha te gjitheve dhe do perpeliteni ne procedura e rjeta merimangash qe gatuan gjyqsori i korruptuar por edhe ekzekutivi qe nuk mbetet pas .Pastaj tek komiteti partise tu "qaje hallin " .Po kur te abuzohet me ju kur tiu marin pronen tu gjobisin pa te drejte tu heqin nga puna si lecka ku do e kerkoni mbrojtjen ku ? Vetem Enveri skish nevoj per Avokat se ishte partia qe mendonte per te gjitha .Kurse keta te sotmit dusn vetem te bindur kokeulur dhe te devotshem deri ne vetflijim per shefin .

    Përgjigju
  • Avokati: 14/07/2022 12:35

    Avash, avash,avash, . . . se kur I zini derën avokatit dhe qani te dera se u kanë zënë kalamanin me hashash pse nuk flisni kështu. Avokati dhe kurr përfshihet në korrupsion me lekët e klientit e bën korrupsionin nuk I vë nga xhepi. Ju që shkruani kështu nesër do ti kërkoni avokatit të ulë çmimin se nuk përballoni dot kostot. Do ti kërkoni avokatët mos u mërzisni do paguani shpenzimet e avokatit dhe seanca do shtyhet disa herë, mirë mirë këtu do jemi

    Përgjigju
  • Qwert: 14/07/2022 10:54

    Avokatet jan shtresa me e ulet e shoqeris shqiptare.

    Përgjigju
    • LORA: 14/07/2022 11:33

      ,,,seksere legale,,, avokatet ne Shqiperi.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?