Harta e re gjyqësore, avokatët në Tiranë thyejnë bojkotin e masave të sigurisë

2 Korrik 2022, 11:20| Përditesimi: 2 Korrik 2022, 12:26

  • Share

TIRANË- Avokatët e Tiranës nuk e kanë respektuar bojkotin e masave të sigurisë. Report TV me gazetarin Arsen Rusta mëson se ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës janë zhvilluar 5 masa sigurie, duke treguar se ky vendim për bojkot nuk ka gjetur dakordësinë e avokatëve të kryeqytetit, por edhe në rrethe.

Kjo nuk është hera e parë që nuk respektohet bojkoti. E njëjta panoramë u paraqit edhe  2 ditë më parë.

Lidhur me këtë bojkot ka pasur një reagim edhe nga qeveria. Vetë kryeministri Edi Rama tha se harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar duke thënë se bojkoti është i pavlerë. Mirëpo në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Dhomës së Avokatisë Kombëtare, Maks Haxhia tha se nuk kërkojnë nga qeveria, por KLGJ, duke thënë se ka mundësi për zgjidhje.

Avokatët kanë pralajmëruar se bojkoti do të vijojë pa afat deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pak ditë më parë ishte Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroi i Përgjithshëm dhanë pëlqimin e tyre për këtë hartë ndërsa e argumentuan atë si më të përshtatshmen në situatën aktuale ku ndodhen gjykatat dhe prokuroritë.

Ndërsa në një reagim për Report Tv ministri Ulsi Manja pak ditë më parë tha se avokatët do duhet ta kundërshtojnë hartën në gjykatë nëse s’janë dakord me të. Pro hartës kanë dalë edhe gjyqtarët të cilët nëpërmjet shoqatës së tyre dhanë pëlqimin për miratimin e saj.

Report Tv ka mësuar se kjo hartë do të dërgohet në qeveri e cila nëpërmjet një vendimi do të miratojë propozimin e këshillit të lartë gjyqësor. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?