Olsian Çela në Komisionin e Ligjeve

Harta e re gjyqësore, Kryeprokurori te ‘Ligjet’: Na duhen fonde për godina të reja! Veliajt i kemi kërkuar shesh ndërtimi

6 Qershor 2023, 15:44| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 16:02

  • Share

Nevoja për ambiente të reja për prokuroritë sidomos tani me implementimin e hartës së re gjyqësore vjen e bëhet gjithnjë e më emergjente. Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, pasditen e sotme, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela foli për nevojën e mbështetjes me fonde për të ndërtuar infrastrukturën e re e cila është bërë e domosdoshme me implementimin e hartës së re gjyqësore.

Si prokuroria e apelit dhe e rrethit gjyqësor procesi ka shkuar normalisht dhe nuk kemi pasur probleme serioze në funksionin e tyre por sfidë mbetet krijimi i infrastrukturave në 5 vitet e ardhshme. Pra në fund të 5 viteve të marrim masa që hapësirat që kemi të jenë të mjaftueshme për funksionimin normal të zyrave.

Disa nga zyrat që janë problematike, mund të them prokuroria dhe gjykata e Tiranës, Durrësi, kemi Fierin problem. Po punojmë me Dibrën e Sarandën dhe Lezhën për të gjetur zgjedhje. Pa diskutim që këto kërkojnë fonde,” tha Çela

Sa i takon Tiranës, Çela tha se i ka kërkuar bashkisë shesh ndërtimi. 

“Problemi më i mprehtë për disa vite do të mbetet Tirana. Nga kontaket që kemi marrë me bashkinë e Tiranës është marrë angazhimi të na sigurohet një shesh ndërtimi që të kemi një godinë të re të madhe funksionale për prokurorinë e gjykatën. Jemi në fazën e parë. Angazhimi është pro problem mbeten fondet e nevojshme për të investuar në këto godina," vijoi Çela. 

Në vlerësimin e kryeprokurorit harta e re gjyqësore po funksionon.

"Po bashkëpunojmë me ministrinë e Drejtësisë dhe KLP. Sa i takon situatës së prokurorive që kanë ndikuar nga harta gjyqësore procesi ka vijuar normalisht" tha ai

Me implementimin e hartës së re gjyqësore pati një reduktim të ndjeshëm të gjykatave dhe prokurorive dhe transferimin e punës në prokurori dhe gjykata më të mëdha të vendit.

Ora 14:46
Prokurori i Përgjithshëm raporton në Kuvend për vitin 2022: Gjirokastra me përqindjen më të lartë të kriminalitetit, Berati më të ultën

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po prezanton para deputetëve të Komisionit të Ligjeve raportin vjetor "Mbi gjendjen e kriminalitetit per vitin 2022"

Përqinjdjen më të ulët të kriminalitetit e ka pasur Berati ndërkohë që përqindjen më të lartë e ka pasur qarku i Gjirokastrës.

“Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër.

Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me 10,64 %, ndërsa qarku Berat ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, që rrezulton me ulje 25,09 % krahasuar me vitin 2021," thuhet në raportin e prokurorisë

Numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me 33,88 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi ose me rritje 2,57 % të këtij raporti krahasuar me vitin 2021.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Italia si moter: 06/06/2023 21:03

    Çfar fonde kerkoni ju qe te rini gjith diten duke pire kaceneve dhe duke mos bere detyren ? Ska fonde per ju fusni brenda personat qe shkateruan dhe shiten Shqiperine .po burgosni personat qe po e ndertojne shqiperine ,ju jeni prokuroret e plepave ska fonde per ju .ne hale te gomereve vafshi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?