Partia Demokratike kërkon që të thërrasë në dëgjesë ministrin e drejtësisë, KLGj, KLP dhe Dhomën Kombëtare të Avokatëve për problematikën e hartës e re gjyqësore. Ka qenë deputetja Dhurata Çupi e cila ka bërë kërkesën
"Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvillohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Siç dihet sot qytetarët nuk përfaqësohen në procese gjyqësore pasi Dhoma e Avokatisë nuk merr pjesë në gjyqe. Është çështje sensitive dhe duhet të njihen qytetarët me datën e dëgjesës dhe marrjen e masave", - tha Çupi në hyrje të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.
Pas kërkesës së PD, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka tha kjo dëgjesën do të rakordohet që të zhvillohet në datën 11 ose 12 korrik.
Lajmi kryesor:
Harta gjyqësore dhe bojkoti, PD kërkon dëgjesë me Manjan, KLGJ dhe avokatët! Kreu i 'penalistëve' Vishaj: Të protestojmë para KLGJ e Ministrisë së Drejtësisë
K.T./ReportTv.al