Foto nga takimi

Harta e re gjyqësore, prezantohet drafti për avokatët e grupet e interesit! Ministri i Drejtësisë: Të hapur për të reflektuar për sugjerimet! Ka ardhur koha për riorganizim gjyqësorë

18 Shkurt 2022, 11:05| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 14:53

  • Share

Drafti i hartës së re gjyqësore po prezantohet këtë të premte për avokatët dhe grupet e interesit. I pranishëm në këtë prezantim, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh i gatshëm për të reflektuar mbi sugjerimet e tyre.

Sipas Ministrit, harta e re gjyqësore ka në fokus efikasitetin e sistemit gjyqësorë, por duke patur si busull orientimi një balancë edhe me aksesin e qytetarëve te sistemi i ri i drejtësisë.

"Jemi të hapur për të reflektuar për sugjerimet tuaja. Fokus kemi rritjen efikasitetit të sistemit gjyqësorë, por duke patur si busull orientimi një balancë mes aksesit të qytetarëve te sistemi i ri i drejtësisë dhe rritjes së efikasitetit të sistemit gjyqësor me qëllim dhënien  enjë drejtësie të shpejtë në kohë, por edhe cilësore", tha Manja.

Ministri tha se ka ardhur koha që të ketë riorganizim të sistemit gjyqësorë në vend, ndërsa theksoi se propozimi i bërë për hartën e re gjyqësore mund të mos jetë më i miri i mundshëm, por kërkoi të diskutohet mbi të në mënyrë për të nxjerrë një produkt sa më të mirë.

"Nuk duhet pretenduar se është propozimi më i mirë i mundshëm, por duhet të falënderohemi që kemi risjellë në vëmendje një riorganizim të sistemit gjyqësorë. Ka ardhur koha të kemi një riorganizim të sistemit gjyqësorë në Shqipëri? Ju ftoj që diskutimin ta kemi në drejtimin se si të kemi një produkt më të mirë në organizimin e sistemit gjyqësorë. Në fokus drafti nuk ka patur as gjykatësin, as prokurorin as avokatin, por gjyqtarin. Le ta diskutojmë cili është produkti më i mirë. Ne kemi shqetësimin e qytetarit. Riorganizimi gjyqësor nuk ka të bëjë me procesin e vettingut. Jemi këtu për të diskutuar hapur.

Propozimi për hartën e re gjyqësore ka hasur edhe në kundërshtinë e avokatëve, që e konsiderojnë atë si skemë të pamundur për të funksionuar. Ata kanë argumentuar se në këtë mënyrë do të largoheshin gjykatat nga qytetarët dhe se i mohon atyre shërbimin gjyqësor.

Harta e re gjyqësore parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.  Pra, nga propozimi konkludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16.

Ora 11:42
Avokati Maks Haxhia kundër hartës së re gjyqësore: Nuk i zgjidh hallet e qytetarëve

Avokati Maks Haxhi ka kundërshtuar draftin për hartën e re gjyqësore. Sipas tij, kjo hartë nuk i zgjidh hallet e qytetarëve, teksa shtoi se është e pamundur që të shkohet në ekstrem, ku nga 6 Gjykata Apeli, të kalohet në një të vetme.

"Ne ishim për këtë reformë, por të huajt duhet të marrin parasysh edhe traditën shqiptare. S'duhet të kthehemi në hapat që kemi patur. Më 1994 ne kemi qenë me një gjykatë apeli. Por ajo filloi e krijoi korrupsionin. Bënte dy vendime për shtetin e të tjerat me lekë. Kjo situatë edhe pse ndërkombëtarët e kundërshtojnë, është pasojë e reformës në drejtësi. Nga ekstremi në ekstrem. Nga 6 apele në 1. Është e pamundur, kjo hartë gjyqësore si zgjidh hallet e qytetareve", tha ai.

Komento

Komente

  • Arber: 18/02/2022 12:20

    Te lumte Avokat. Se kur u thua qe kjo nuk eshte reforme por shperberje u vjen hidhur. Askush nuk ishte kunder daljes nga sistemi i te korruptuarve por askush nuk deshiron qe sistemi te futet ne kolaps me perjashtim te te korruptuarve qe kane frike dhe duan nje drejtesi te shkermoqur.Nese nuk ka gjyqtare dhe kane gjetur zgjidhjen mbylljen e gjykatave , le te gjejne zgjidhjen qe te rekrutjne gjyqtare me kritere te forta perzgjedhjeje , Ka plot shqiptare te diplomuar ne Universitet europiane qe jane shume shume here me ta afte se edhe ata femijet qe mbarojne Shkollen e Magjistratures . Ka shume juriste te afte gjithandej qe punojne si avokate apo edhe ne institucione te ndryshme .E pse u dashka te presim Magjistraturen kur edhe per ne Gjykaten Kushtetuese e per ne Gjukaten e Larte mund te katapultohesh pa qene fare Magjistrat .Situata te jashtezakoneshme kerkojne edhe zgjidhje te jashtezakoneshme , por ne asnje rast mbylje te Gjykatave dhe mohim te aksesit per te marre drejtesi .Bol me ate mavri Magjistrature qe nxjerr produkt skarco si puna e asaj gjyqtares se tik-tokut .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?