Foto ilustruese

Politikë

Harta e re Gjyqësore, SHBA: Mbështesim fuqimisht riorganizimin e sistemit, të plotësohen hapësirat që lë pas vettingu

2 Tetor 2021, 19:50| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 22:00

  • Share

Teksa debatet për Hartën e re Gjyqësore mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë vijojnë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë e rëndësishme që të miratohet një hartë e tij.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ambasada e SHBA në vendin tonë shkruan se harta e re gjyqësore duhet për të riorganizuar sistemin gjyqësor dhe për të adresuar vendet vakante gjyqësore që erdhën si rezultat i procesi të nevojshëm për Shqipërinë të vettingut.

"Plotësimi i hapësirave të krijuara nga vettingu është një hap tjetër i nevojshëm në procesin e reformës në drejtësi dhe duhet të jetë prioritet. Ambasada Amerikane mbështet fuqimisht miratimin e një harte të re gjyqësore për të riorganizuar sistemin gjyqësor dhe për të adresuar vendet vakante gjyqësore që erdhën si rezultat i procesi të nevojshëm për Shqipërinë të vettingut. Takimi i kësaj jave i Grupit të Punës Ndërinstitucional për Hartën e Re Gjyqësore shfaqi përparim të madh drejt një konsensusi që do t'u sigurojë qytetarëve të Shqipërisë një sistem gjyqësor funksional, efikas dhe të hapur. Ambasada Amerikane ka kënaqësinë të sigurojë mbështetje teknike për këtë proces të rëndësishëm përmes projektit tonë për zvogëlimin e numrit të çështjeve të prapambetura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, të financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit", thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

Kujtojmë se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, 2 ditë më parë premtoi shumë shpejt një hartë të re gjyqësore në vend. Ai tha se shërbimet për qytetarët do të jenë aty ku janë, duke vendosur në pikëpyetje projektin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për reduktimit të gjykatave.

Por burime ekskluzive për Report Tv nga KLGJ bëjnë me dije se ky institucion i qëndron propozimit për reduktim të gjykatave, me 1 gjykatë apeli.  KLGJ ka kërkuar që nga 34 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15, dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë.  Sipas draftit të cilin KLGJ thotë se ja ka përcjell Ministrisë së Drejtësisë propozohet që nga 22 gjykata të shkallëve të parë të bëhen 12 nga gjashtë gjykata administrative të bëhen 2 dhe nga gjashtë apele të bëhet një në të gjithë vëndin. Do të mbyllen disa gjykata të vogla në rrethe si Laçi, Mati, Puka, Tropoja, Përmeti etj.

Report Tv mëson se brenda datës 15 tetor do t'i shkojë Ministrisë së Drejtësisë harta e re gjyqësore dhe më pas do t'i kalojë Qeverisë për të marrë një vendim.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 03/10/2021 03:05

    Nuk na u ndane plepat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?