Erisa Xhixho

'Harta gjyqësore dështim', Xhixho: Pensionistët vdesin pa drejtësi

23 Maj, 15:22| Përditesimi: 23 Maj, 15:28

  • Share

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, thotë se harta e re gjyqësore ka dështuar dhe nuk ka zgjidhur nevojën e qytetarëve për të marrë drejtësi.

Xhixho shtoi në konferencën për shtyp nga selia e PL-së, se nuk janë shqyrtuar një numër i madh dosjesh për çështje që datojnë nga viti 2016.

Deputetja e PL-së e mbyll duke thënë se duhet një diskutim i gjerë profesional dhe publik në mënyrë që të merren vendimet e duhura.

‘Sot, 78% e çështjeve gjyqësore janë përtej afatit të procesit të rregullt ligjor, ndërsa për të shqyrtuar një dosje, duhet katërfishi i kohës që kërkohej para implementimit të kësaj reforme.

Aktualisht, janë rreth 111 mijë dosje që nuk janë shqyrtuar fare. Gjykatat kanë mbetur ende në çështjet e vitit 2016.

 ..Minimumi rreth 12 vite për një proces që kalon në të tre shkallët e gjyqësorit.

  Pjesa më e madhe e proceseve të vonuara me vite të tëra janë çështje civile.

…. shumë pensionistë ikin nga kjo botë pa gëzuar të drejtën që u takon me ligj.

 Duhet domosdoshmërisht, një diskutim i gjerë profesional, dhe publik, në mënyrë që të merren vendimet e duhura, dhe të shpejta, duke pranuar pa paragjykim, problematikat dhe gjetjen e zgjidhjeve në mënyrë emergjente’, tha ndër të tjera zëvëndëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sapa: 24/05/2024 05:39

    Vend i pashprese.

    Përgjigju
  • Iris: 24/05/2024 02:46

    Harta e re gjyqesore eshte vertet nje deshtim i madh,por jeni ju te PL e Rithemelimit shkaku.Pa gjykatesit e plepave dhe pa ata prokurore te korruptuar qe ju u mundesuat ekzistencen pa u hyre gjemb ne kembe per korrupsionin dhe mungesen e drejtesise e ndershkueshmerise ndaj padrejtesive e krimit,sot nuk do te kishim nevoje per Veting e si rrjedhim nuk do te kishim as vende bosh e nuk do te ishim te detyruar te mbyllnim tere ato gjykata e prokurori per mungese force punonjesish.Ju jeni fajtore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?