Harta gjyqësore, Kushtetuesja mbyll marrjen e provave! Shkrirja e apeleve, avokatët e OJF-të përplasen me KLGJ-në

8 Dhjetor 2023, 16:09| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 18:49

  • Share

Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Komiteti i Helsinkit u përplasën ashpër në Gjykatën Kushtetuese me KLGJ-në, KLP-në dhe këshillin e ministrave në procesin ku kërkojnë shfuqizimin e hartës së re gjyqësore që po zbatohet nga shkurti i këtij viti.  

Erida Skendaj nga Komiteti shqiptar i Helsinkit paraqiti një raport në seancë ku pretendoi se harta e re ka rritur kostot e shërbimeve të avokatëve dhe ka vështirësar aksesin e qytetarëve tek drejtësia.

“Janë rritur kostot e shërbimit avokor për përfaqësim të çështjeve gjyqësoreë, nga 50 deri në 200% të tarifave të mëparshme. Kosto transporti për njerëzit në nevojë. Deri në 130 mijë lekë të vjetra minuta 32”.

Por përfaqësuesit e KLGJ dhe qeverisë, kërkuan që raporti të mos merret si provë.

 “Si e keni matur ju, të mos pranohet akti”, thotë KLGJ.

“Të mos pranohet akti si prove”, thotë qeveria.

Pas debateve në seancë, gjykata kushtetuese vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor ndërsa palët u përplasën edhe në konkluzionet përfundimtare. Pasi dëgjoi palët, gjykata kushtetuese njoftoi tërheqjen për vendim ndërkohë që data pritet të njoftohet nga trupi gjykues.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?