Kjo hartë tregon hapësirën gjigande ku vijojnë kërkimet për trupin e 29-vjeçarit Ardit Beshiri në Qafë-Burrel, i cili rezulton prej pesë ditësh i zhdukur nën masivin e dheut që u shemb teksa po punonte me eskavator.
Nga pika 1 ku ndodhet fabrika dhe pak më poshtë pika 2, ku po punonte i riu pasditen e së shtunës janë mbi 7 kilometra deri në pikën 4, ku është pika fundore e mbetjeve, ku është gjetur edhe shasia e eskavatorit.
Aktualisht forcat e kërkimit janë përqendruar në pikën 3, një hapësirë pyjore disa kilometra nga vendi ku Beshiri po punonte. Kërkimet për të gjetur trupin e 29-vjeçarit vijojnë prej 5 ditësh.
Në ndihmë ka shkuar edhe ushtria e Kosovës. Aksidenti tragjik ndodhi të shtunën, ku 29-vjeçari po punonte me një eskavator për llogari të një kompanie që operon në shfrytëzimin e kromit në këtë zonë.
Në momentin e çarjes së rezervuarit, i riu ka qenë duke punuar në anën e poshtme. Vërshimi i ujit dhe materiali rërë që ishte grumbulluar nga përpunimi i kromit e ka marrë para dhe ende nuk dihet fati i tij.
1-Fabrika e përpunimit te kromit
2-Vendi ky punonte me eskavator 29-vjeçari
3-Vendi ku po kërkohet aktualisht nga forcat për trupin e 29-vjeçarit, Ardit Beshiri
4-Vendi fundor ku kanë shkuar mbetjet. E gjitha kjo hapësira nga vendi 2 në vendin 4, mbi 7 kilometra, është hapësira ku mund të ndodhet trupi i 29 vjeçarit. Te pika 4 është gjetur shasia e eskavatorit.
Komente
