Harta e publikuar nga Rama

Hartat/ Absurdi i zgjerimit të 12 miljeve nga Greqia (që nuk e lejon gjeografia) dhe çfarë do të ndodhte po të aplikohej

15 Janar 2021, 13:33| Përditesimi: 15 Janar 2021, 13:43

  • Share

A mund të zgjerohet Greqia me 12 milje në det në pjesën ku ndahet me Shqipërinë? Kësaj pyetjeje ia dha përgjigjen mbrëmë Rama përmes disa hartave që publikoi.

 Rama solli një tjetër hartë duke ilustruar faktin se përse Greqia nuk ka mundësi fizike të shtrihet 12 milje përtej Korfuzit.

“Është një turp i madh që iu bëhet në sy shqiptarëve nga manipulatorë agresivë që nuk pyesin për Shqipërinë dhe bëjnë rolin e patriotit, nga ata të Vetëvendosjes në Prishtinë dhe ata këtu. Si u shit deti këtu? Nëse Greqia do të ishte shtrirë 12 milje nuk ekzistojnë mundësitë fizike për 12 milje nga Korfuzi në Sarandë dhe gjithë gjirin poshtë. Meqë këta thonë e mori Greqia, atëherë i bie që portin do ta ngremë në Memaliaj, anijet i kalojmë në lumin e Vlorës dhe marinarët i vendosim matanë Delvinës?! Ose ne marrim gjithë Korfuzin lindor dhe ia japim Erdoganit?! Nuk ka asnjë lidhje, dhe shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk ekzistojnë 12 milje, sepse në fakt duhet të jenë 24 milje që 12 t’i marrim ne dhe 12 Greqia”, tha ndër të tjera Kryeministri.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?