Policia e Shtetit akses në kohë reale për zbardhjen e ngjarjeve! Hartë dixhitale për të gjitha kamerat e sigurisë në Shqipëri! Hapet tenderi 100 mln lekë për zhvillimin e sistemit

18 Maj 2022, 14:35| Përditesimi: 18 Maj 2022, 14:47

  • Share

Policia e Shtetit do të ketë në dorë kontrollin e të gjitha kamerave të sigurisë në ambientet publike, të cilat do të mundet t’i menaxhojë në kohë reale, për të ndikuar veçanërisht në zbardhjen më të shpejtë të ngjarjeve kriminale dhe aksidenteve rrugore.

Agjencia Kombëtare e Shoqatës së Informacionit ka shpallur një tender me vlerë 100 milionë lekë të rinj, për të krijuar hartën dixhitale për hapësirat publike që mbulohen me kamera sigurie në të gjithë territorin.

Aktualisht, në rastin e një ngjarjeje kriminale, policisë i duhet të sekuestrojë kamerat e bizneseve që mbulojnë pamje në hapësirat e publike, dhe rrjedhimisht i duhet një kohë më e gjatë për të gjetur momentet e nevojshme për hetimet. Me krijimin e këtij sistemi të ri, policia mund të kontrollojë Live kamerat dhe t’i menaxhojë më shpejt duke sjellë reagim më të shpejtë të policisë në zbulimin e autorëve të përfshirë në vepra penale.

Kamerat e sigurisë në ambientet publike, si ato të bizneseve, të bashkive në qytete, apo institucioneve, do të lidhen të gjitha në një hartë dixhitale.

Në sistemin që pritet të krijohet, për çdo kamerë të instaluar do të ketë informacion të detajuar për vendndodhjen dhe subjektin që e zotëron. Kjo hartë digjitale do të jetë e lidhur me të gjitha sistemet që ka aktualisht në përdorim Policia e Shtetit, GPS, atyre të shërbimeve të policive private, të dhënat e qytetarëve, adresat dhe të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Aksesi në këtë sistem do të jetë i mundur përmes një faqeje online vetëm nga një grup i trajnuar i punonjësve të policisë, të cilët mund të logohen përmes një username dhe passëord.

Ky sistem i krijon mundësinë edhe individëve të ndryshëm që kanë kamera dhe kanë pamje në ambientet publike, të regjistrohen për tu bërë pjesë e sistemit, përmes portalit e-Albania.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Torino: 18/05/2022 16:39

    Kur donte ta bente Saja desh e mbyti sala me te vetet.Kjo do kufizoje ne maksimum krimin.Shembull konkret UK. ku edhe per te vajt ne banje je i kontrolluar.KRIMINELE!Jeni te paralajmeruar!

    Përgjigju
  • elona: 18/05/2022 16:07

    Qe ne lockdownin tjeter mos kemi llafe pastaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?