Kryekomsioneri Ilirjan Celibashi

Politikë

KQZ shkresë ministrisë së Brendshme për ndarjen e Qendrave të Votimit: Zgjedhësit me të njëjtin kod vendbanimi nuk mund të ndahen në lista të ndryshme

27 Tetor 2022, 16:03| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 16:32

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka nisur një shkresë Ministrisë së Brendshme në lidhje me hartimin e listës së zgjedhësve, në kuadër të zgjedhjeve vendore më 14 maj 2023.

Sipas shkresës, në listën e zgjedhësve ku ka mbi 1000 zgjedhës në zonën e qendrës së votimit,  KQZ ka kërkuar të shtohet kriteri që zgjedhësit me të njëjtin kod vendbanimi nuk mund të ndahen në lista të ndryshme.

Sipas KQZ,  numri i zgjedhësve që duhet të lëvizin nga një qendër votimi në tjetrën, për shkak të këtij ndryshimi, në rang vendi shkon në 15 % te te gjithë zgjedhësve. Në kryeqytet, sipas KQZ, kjo shifër arrin në 30.8 %.

Sipas shkesës drejtuar KQZ-së “zgjedhësve që duhet t’u ndryshohen qendrat e votimit në këtë rast, përkatësisht nuk iu ndryshon zona e qendrës së votimit. Nuk ndryshon adresa e QV. Në këtë rast zgjedhësi përkatësisht do të votojë përsëri në të njëjtën godinë, por thjesht do t’i ndryshojë kati apo dhoma, ku është vendosur qendra e re e votimit”.

Komision Qendror i Zgjedhjeve thekson se e ka konsultuar këtë ndryshim me forcat politike dhe shprehet se kjo është pranuar nga të gjitha palët.

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?