Së shpejti do të nisin punimet për projektin e rehabilitimit të segmentit rrugor Pallati me shigjeta, Rrethrrotullimi Shqiponja.
Zëvendësministri i Infrastrukturës u shpreh se tashmë është hartuar edhe plani i menaxhimit të trafikut gjatë fillimit të punimeve.
“Ajo nyje që edhe sot ku teorikisht është mjaftë e vështirë, të mos e rrisim më tej ngarkesën gjatë kohës që punimet do të kryhen dhe besoj brenda një kohe sa më të shkurtër. Kemi një skaletë pothuajse fleksibël që do të bëjë të mundur që këto punime të realizohen në kohë më të shpejt dhe lëvizja të jetë normalisht”, tha Artan Shkreli.
Ndërkohë i pranishëm gjatë prezantimit ishte edhe kreu i ARRSH-së Ergys Verdho i cili ka sqaruar mënyrën se si do të devijohen automjetet, dhe si do të ndryshojë mënyra e qarkullimit në dy drejtime kryesore.
“Në pikën e rrugës Dardania, në afërsi të Kompleksit Eifel, si dhe rruga Kasem Shima e cila është në afërsi të CEO- Farmës, këto dy aksese do aksesojnë Tiranën nga pjesa e Yrshekut, Kasharit, Yzberishtit dhe Kombinatit, njëkohësisht për të devijuar trafikun në rast se do ketë ngarkesë në mbikalimin ‘Casa Italia’.
Devijojmë trafikun tek ‘Casa Italia’ me dy korsi dhe gjendemi me tre korsi në rrugën drejt rreth rrotullimit “Shqiponja” bashkë me atë që vjen nga nënkalimi i Kamzës.
Nga nënkalimi i Kamzës vijnë dy korsi, ku njëra prej tyre futet në rrugën ‘7 Marsi’ dhe një tjetër bashkohet me dy korsitë e nënkalimit.
Vazhdojmë me tre korsi në rrethrrotullimin ‘Shqiponja’ ku përftohet një transformim, rritje në rreze dhe spostim nga Jugu me 30 metra. Ndryshimi i vetëm vjen nga Zogu i Zi drejt sheshit ‘Shqiponja’ ku nga katër korsi në 100 metrat e saj bëhen me tre korsi për t’ju përshtatur rreth rrotullimit”, shpjegon drejtori i ARRSH-së Verdho.
Nga ana tjetër Shkreli bëri të ditur se edhe shpronësimet në Unazën Lindore të Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe janë drejt përfundimit.
Shpronësimi ka qenë edhe një pengesë kryesore për zhvillimin e punimeve.
Projekti pare si nxorri ed Rama ka qen super modern ky i dyte me peme mee viza per kembesoret dhe me semafore m'duket Alla Shqiptarce
PërgjigjuSuper ishte vertet. Por dhe vjedhja super do ishte po te zbatohej.